Matja e rezistencës
Matja e rezistencës
RedaktoMaterialet sipas vetive elektrike ndahen në përçues,gjysmëpërçues dhe izolator. Përçuesit ndahen në përçues te klasës së parë dhe përçues të klasës së dytë. Ne klasën e parë marrin pjesë përçuesit në të cilët nuk ndikon (nuk I ndryshon karakteristikat kimike) kalimi I rrymës se vazhduar. Në ketë grup hyjnë:
- Metalet
- Legurat e tyre dhe
- Karboni.
Në klasën e dytë bëjnë pjesë përçuesit në të cilët kalimi I rrymës së vazhduar shkakton zbërthime kimike,e ato janë tretjet e:
- kripërave
- bazave dhe të
- thartirave në ujë
Nga pikëpamja e matjes rezistoret ndahen në:
- rezistorë me rezistencë të vogël deri ne 1 Ω
- rezistorë me rezistencë të mesme prej 1 Ω deri ne 100 k Ω dhe
- rezistorë me rezistencë të madhe me shume se 100 k Ω
Për matjen e rezistencave te vogla përdoret ura e dyfishte e Tomsonit,kurse për rezistenca të mesme përdoren :
- Metoda e ampermetrit dhe e voltmetrit ,
- Metoda e voltmetrit dhe te rezistorit te njohur.
- Metoda e ampermetrit dhe e rezistorit te njohur,
- Ommetri etj.
Për matjen e rezistoreve me rezistence me te madhe se 100 k Ω përdoren këto metoda:
- Metoda e Voltmetrit ,
- Megometri,
- Megometri me bobina te kryqëzuara
- Megometri elektronik etj.
Gjate matjes se rezistencës se rezistoreve me rezistencë te vogël dhe te mesme duhet pasur parasysh ndryshimin e rezistencës me ndërrimin e temperaturës .Te metalet dhe legurat e tyre(te përçuesit) me rritjen e temperaturës zvogëlohet përçueshmëria,pra rritet rezistenca ,kurse te gjysmëperçueist me rritjen e temperaturës rritet përçueshmëria ,pra zvogëlohet rezistenca. Mirëpo ndryshimi I rezistencës me temperature te rezistorët e mesëm dhe te vegjël është relativisht I vogël,prandaj vlera mund të llogaritet si konstante. Ne grupin e rezistorëve me rezistence te madhe marrin pjesë kryesisht izolatorët .Edhe pse izolatorët shërbejnë për të bërë izolimin e ndonjë përçuesi apo për izolimin e një pllake te kondensatorit prej pllakës tjetër (dielektriku) etj., prapëseprapë ne izolatorë do të ketë sasi sado te vogël te rrymës ,pra nuk kemi izolator te përkryer. Vlera e rezistencës ne përçues ,pak a shume është konstante,kurse te izolatorët vlera e rezistencës varet prej metodës matëse dhe kushteve ne te cilat është ber matja ,pra kjo vlere varet prej substancave te jashtme (lagështia,thartirat etj.)
Shiko gjithashtu
Redakto
Referime
RedaktoLiteraturë
Redakto- Prof.Dr.Ali V.Gashi, Matjet elektrike, Fakulteti i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, Prishtinë 2011
- Prof.Jusuf H.Gacaferri, Matjet elektrike 1, Fakulteti teknik