Mbrojtësi (serial televiziv i vitit 2018)

Mbrojtësi (Turqisht: Hakan Muhafız, Anglisht: The Protector) është një serial turk i vitit 2018, i zhanrit dramë, fantazi, me personazh kryesor Hakanin, rolin e të cilit e luan aktori i njohur turk Çağatay Ulusoy.[1] Seriali është krijuar nga Binnur Karaevli dhe regjia është bërë nga Can Evrenol, Umut Aral dhe Gönenç Uyanık.[2] Historia është frymëzuar nga romani misteri i romancierës turke Nilüfer İpek Gökdel, 'Karakalem ve Bir Delikanlının Tuhaf Hikayesi' (Historia e Çuditshme e Qymyri Drurit dhe Adoleshentit), i cili u botua më 2016.[3] Sezoni i parë përmban 10 episode dhe është vënë në dispozicion në portalin Netflix më 14 dhjetor 2018.[4] Sezoni i dytë përbëhet nga 8 epizoda dhe u vu në dispozicion për transmetim të drejtpërdrejtë më 26 prill 2019. Më 10 qershor 2019 seriali u rinovua për sezonet 3 dhe 4.[5] Sezoni i katërt dhe i fundit u lançua më 9 korrik 2020.[6]

Mbrojtësi
GjiniaFantazi
Aksion
Fantashkencë
Dramë
Krijuar ngaBinnur Karaevli
Shkruar ngaJason George
Yasemin Yılmaz
Emre Özpirinçci
Kerim Ceylan
Atilla Ünsal
Aşkım Özbek
Regjia ngaCan Evrenol
Umut Aral
Gönenç Uyanık
Gökhan Tiryaki
LuajnëÇağatay Ulusoy
Ayça Ayşin Turan
Hazar Ergüçlü
Okan Yalabık
Burçin Terzioğlu
Yurdaer Okur
Engin Öztürk
Taner Ölmez
Funda Eryiğit
Muzika mbyllëseTufan Aydın
ShtetiFlag of Turkey.svg Turqia
Gjuha në prodhimin origjinalTurqisht
Nr. i sezoneve4
Nr. i episodeve32
Prodhimi
Prodhuesi kryesorOnur Güvenatam
Özge Bağdatlıoğlu
Jason George
Binnur Karaevli
ProdhuesiAlex Sutherland
KinematografiaGökhan Tiryaki
MontazhieriAziz İmamoğlu
Korhan Koryürek
Murat Başören
Çiçek Kahraman
Kohëzgjatja30-50 minuta
Transmetimi
Formati i pikturës16.9 HD
Transmetimi i parë14 dhjetor 2018
Transmetimi origjinal9 korrik 2020
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

PërmbajtjaRedakto

Hakan Demir, i cili zotëron një dyqan në Stamboll, zbulon se pasi babai i tij birësues Nesheti u vra, ai është i lidhur me një urdhër të vjetër sekret detyra e të cilit është të mbrojë qytetin. Si mbrojtës, Hakani duhet të përqafojë trashëgiminë e familjes së tij, të bëhet një hero misioni i të cilit është të vrasë të Pavdekshmin dhe të mbrojë qytetin nga shkatërrimi. Besnikët marrin ndihmë nga Kemali dhe vajza e tij Zejnep, të cilat janë anëtare të rendit sekret.

LuajtënRedakto

Personazhet kryesorRedakto

  • Çağatay Ulusoy - Hakan Demir, një rojtar i cili duhet të mbrojë Stambollin me një mision sekret të caktuar për të. (sezonet 1-4)
  • Ayça Ayşin Turan - Lejla Sanxhak, ndihmëse e Fajsal Erdemit. (sezonet 1-2)
  • Hazar Ergüçlü - Zejnep, shoqe e ngushtë e Hakanit, një nga Besnikët. (sezonet 1-4)
  • Okan Yalabık - Fajsal Erdem, një nga të pavdekshmit. (sezonet 1-4)
  • Burçin Terzioğlu - Ryja, një nga të pavdekshmit dhe gruaja e Fajsalit. (sezonet 1-4)
  • Yurdaer Okur, Kemal Erman, babai i Zejnepes dhe një nga Besnikët (sezoni 1)
  • Engin Öztürk - Levent, vëllau i Hakanit (sezonet 2-3)
  • Taner Ölmez - Burak, një Besnik i ri që ndihmon Hakanin ta gjejë kundërhelmin. (sezonet 3-4)
  • Funda Eryiğit - Nisan, kimiste, e pavdekshmja e parë dhe viziere e madhe

Personazhet tjerëRedakto

  • Defne Kayalar, Suzan Bajraktar (epizodet 1-2)
  • Cankat Aydos, Memo (epizodet 1-2)
  • Mehmet Kurtuluş, Mazhar Dragusha (sezoni 1)
  • Cihat Süvarioğlu, Jasin Karakaja (sezoni 1)
  • Erol Gedik, Murat (sezoni 1)
  • Selçuk Zurnazanlı, Selim (sezoni 1)
  • Şenay Aydın, Derja (sezoni 1)
  • Helin Kandemir, Xhejlan (sezonet 1-2)
  • Fatih Dönmez, Orkun (sezoni 2)
  • Cem Yiğit Üzümoğlu, Emir (sezoni 2)
  • Saygın Soysal, Mergen (sezoni 2)
  • Çiğdem Selışık Onat, Azra (sezoni 2)
  • Ayse Melike Çerçi, Piraje (sezoni 2)
  • Kubilay Karslioglu, Serdar (sezoni 2)
  • Hakan Ummak, Xhan (sezoni 2)
  • Boran Kuzum, Okhan (sezonet 2-4)
  • Miray Daner, Kâhin (sezonet 2-4)
  • İlayda Alişan, Ajlin (sezonet 3-4)
  • Bige Önal, Berrin (sezonet 3-4)

ReferimetRedakto

  1. ^ Keller, Joel (14 dhjetor 2018). "Stream It Or Skip It: 'The Protector' On Netflix, A Turkish Drama Where A Guy With Dreams Becomes An Indestructible Hero". Decider (në anglisht). Marrë më 26 dhjetor 2018.
  2. ^ Netflix renews contract for Turkish series ‘Protector’, hurriyetdailynews.com
  3. ^ Arsiya, İklim (5 maj 2018). "The novel that inspired the first Turkish Netflix Original". Daily Sabah (në anglisht). Marrë më 2021-01-17.
  4. ^ The Protector on Netflix release date, cast, trailer, plot: When is The Protector out?, express.co.uk
  5. ^ Beyazperde. "'Hakan: Muhafız'a 3. ve 4. Sezon Onayı!". Beyazperde (në turqisht). Marrë më 2019-06-10.
  6. ^ "Final Season of 'The Protector' Coming to Netflix in July 2020". What's on Netflix (në anglisht). 17 qershor 2020.