Medea
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Medea (Latin: Μήδεια, Latin: Medea) - bija e Eetit, mbretit të Kolhidës dhe e gruas së tij, Eidës, magjistares së fuqishme.
Dhuratën e magjistarisë e ka fituar prej hyjneshës Hekata dhe me të ka hyrë në mit nga që hyjneshat Hera dhe Athena e kanë zgjedhur për t'i ndihmuar mikut të tyre, Jasonit, i cili me pesëdhjetë trima të zgjedhur grekë, ka arritur në Kolkhidë që ta marrë lekuren e artë. Kjo lekure i perkiste dashit te arte, i cili Friksin e ri, të birin e Atamantit, mbretit të Orhomenës dhe të Nefelës, hyjneshës së reve, e ka sjellë para shumë kohërave në Kolhidë. Jasoni duhen ta merrte këtë lekure për ta plotësuar kushtin e Peliut, mbretit të Jolkut, i cili erdhi në pushtet në mënyrë ilegale. Kur Jasoni t'i sjelle këtë lekure të artë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete. Kuptohet se, për ta sjellë atë ishte detyrë tejet e rëndë, sepse edhe rruga për në Kolhidë ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe sidomos nga që mbreti Eet, që postajen të mos ta vjedhë askush, ndërmerr masa tejet të ashpra sigurie. E vari në lis të lartë, në zabelin e shenjtë të zotit Ares dhe për roje e vë dragoin e vrazhdë i cili kurrë nuk ka fjetur.
Kur arriti Jazoni në Kolhidë, u paraqit te Eeti dhe në mënyrë të njerëzishme e luti që t'ia japë postajën e artë. I premptoi se për këte do t'ia plotësoi çdo gjë që do të kërkohet prej tij. Eeti, kuptohet, mendonte se Jazoni dëshiron t'ia marrë fronin e tij dhe se lutja për dorëzimin e postajës së artë është vetëm pretekst që të nxisë konflikt. Prandaj në çastin e parë deshti ta vrasë trimin e ri, por nga kjo e ndal prania e pesëdhjetë shokëve të tij. I premtoi se do tia dorëzojë postajën e artë, por vetëm me kusht po qese e lavron fushën e zotit të luftës me pllug prej hekurit, me dema të zjarrët dhe ta mbjellë atë me dhëmbët e dragoit të gjarpërit të shenjtë të Aresit, pastaj të presë deri sa nga këta dhëmbë të rriten ushtarët dhe, më në fund, poqese i vret të gjithë këta ushtarë. Për ta kryer një detyrë të tillë, kuptohet, se nuk ka qenë një trimëri e rëndomtë, por këtu ka mundur të ndihmojë vetëm magjistarja e fuqishme. Me një magji të tillë ka qenë e pajisur pikërisht Medea.
I biri i Friksit, Argu e sjell Jazonin te Medea për të kërkuar ndihmë. Në çastin kur Jazoni paraqitet para Medesë, Hera dhe Athena u kujdesën që Erosi, zoti i dashurisë, t'ia qëllojë zemrën me shigjetat e dashurisë. Medea u dashurua në Jazonin në shikim të parë. Pa nxitje dhe bindje ia dha yndyrën e mrekullueshme e cila njeriun e bënte të paplagosur dhe për një ditë jashtëzakonisht të fuqishëm, ia kumtoi përbetimet me të cilat ka mundur ta fitojë ndihmën e hyjneshës Hekata dhe në fund e këshilloi që në mesin e ushtarëve që do të rriten nga dhëmbët e dragoit ta hudhë gurin e madh. Ata menjëherë do të përleshen rreth tij dhe në luftën e zjarrtë nuk do ta shohin kështu që do t'ia vrasë me lehtësi. Në këtë mënyrë do ta plotësojë kushtin e Eetit dhe do ta fitojë postajën e artë, e cila do t'i ndihmojë që sërish ta fitojë pushtetin në Jolk.
Jazoni i falënderoi Medesë. Në mbrëmjen e ardhshme sërish iu falënderua: çdo gjë i shkonte përdore, sepse Jazoni e kreu plotësisht detyrën e Eetit. Megjithatë lindën disa ngatërresa. Eeti nuk e mbajti fjalën dhe refuzoi t'ia japë postajën. Medea pastaj e thirri Jazonin që natën të vijë në zabelin e Aresit. Kur u takua aty e çoi nën lisin e shenjtë. Me ujë të mrekululeshëm e vuri në gjumë dragoin dhe e porositi Jazonin që ta marrë postajën dhe menjëherë të zhduket. Kur pas kësaj Jazoni i propozoi që me të të lundrojë për në Jolk, pa u hamendur ajo u nis, duke shpresuar se ajo do të bëhet bashkëshortja e tij dhe kështu hyri në anije. Tri ditë të tëra lundronte anija e shpejtë Argo e Jazonit nëpër Detin e Zi kah perëndimi dhe u ndal mu në buzëderdhjen e lumit të madh të cilin grekët e kanë quajtur Istros (Danubi i sotëm). Jazonin dhe shokët e tij këtu nuk i priti pushimi i dëshiruar: nga Kolihida lundroi flota e madhe me të cilën uhdëheqte Apsirti, i biri i Eetit dhe vëllau i Medesë që përgatitej për sulm. Jazoni pa se lufta me një fuqi kaq të madhe është e pasukseshme dhe e pakuptueshme. Vendosi që t'i shmanget në mënyrë që armikut t'ia asgjësojë udhëheqësinë. Me ndihmën e Medesë e ngashnjeu Apsirtin në tempull në një ujëdhesë të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e grimcoi dhe e hudhi në Istros. Deri sa kolhidasit e frikësuar i kërkonin dhe i mbledhnin copat e udhëheqësit të tyre, shokët e Jatzonit tani më lundronin gjatë me të gjitha fuqitë kundër rrymës së Istrit dhe kështu ikën të sigurtë. Pas lundrimit të gjatë nëpër lumenjtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në Adriatikun e sotëm, kaluan ndërmjet Soilës dhe Karibdës, e vizituan ujëdhesën e magjistarës Kirka, e cila me Medenë ishte në farefisni, prandaj së bashku me Jazonin e pastroi nga mallkimi i gjakut të derdhur dhe, më në fund, arritën në ujëdhesën e popullit të lumtur feakas.
Gjatë tërë kësaj kohe Medea dëshironte vetëm një gjë: që të martohet për Jazonin sikur që në çastin e falënderimit i premtoi që në Kolhidë. Mirëpo, Jazoni këtë nuk e dëshironte. Tek e fundit nuk ka qenë i vetmi kreshnik mitik, të cilët i shmangeshin martesës me gratë të cilat u kanë ndihmuar dhe u jepnin përparësi atyre të cilat kurrë nuk i kanë parë deri sa ishin të kapluar nga frika. Megjithatë, në ujëdhesën e feakasve Jazoni vendosi të martohet.
Atje, në të vërtetë, arriti anija kolhidase, komandati i së cilës kërkonte dorëzimin e Medesë. Sipas ligjeve e bija i takonte babës, ndërsa gruaja e martuar burrit. Kështu mbreti i feakasve, Alkinou e ftoi Jazonin që të vendosë: poqese deri në ora dymbëdhjetë martohet me Medenë, nuk do t'ia dorëzojë, por nëse nuk martohej do t'ua dorëzonte kolhidasve.
Kur Jazoni, pas lundrimit të gjatë dhe të mundimshëm, të cilin ishte ende i detyruar ta vazhdojë me anijen Argo, më në fund arriti në Jolk, në Tesali dhe Meden e solli si grua të vetën të ligjshme në shtëpi të vetën.
Nuk vonoi shumë dhe Jazoni pa se martesa me Medenë nuk do t'i sjellë dobi të madhe. Mbreti Peli nuk ia dorëzoi pushtetin në Jolk. Prandaj vendosi që t'i hakmerret me ndihmën e Medesë. Kur Ezoni, babai plak i Jazonit, shpërtheu në vaj sepse kurrë më nuk do ta shohë ditën kur pushteti në Jolk do të kthëhet në duart e mbretit të ligjshëm, Medea me mrekullitë e veta e ripërtëriu: Ikur ra në gjumë, nga dejtë ia nxori gjakun e vjetër dhe e zëvendësoi me lëngun e mrekullueshëm i cili Ezonit ia ktheu rininë dhe fuqinë. Pastaj i nxiti bijat e Pelit që në të njëjtën mënyrë t'ia kthejnë rininë babës së tyre. U tha që kur ta zë gjumi t'ia prejnë fytin. Mirëpo, kur e bënë këtë, nuk ia zëvendësoi gjakun e derdhur. Për më tepër, ia preu trupin në copa të imta dhe i hudhi në kazan me lëngun vdekjeprurës. Akasiti, i biri i Peliut pas kësaj i dëboi nga Jolku edhe Medenë dhe Jazonin.
Dy të mërguarit bredhën gjatë anë e mbanë tokës deri sa Kreonti, mbreti i Korintit, nuk u afroi strehim. Medea lindi dy djem, duke shpresuar se do të jetojë në lumturi edhe pa pushtet në Jolk. Mirëpo, Jazoni ka qenë tejet ambicioz dhe ka ditur se çka do. Kur pa se Medea nuk do të mund t'i ndihmojë që ta marrë pushtetin mbretëror, filloi të interesohet për Glaukën, të bijën e Kreontit. Kuptohet se kreshniku i famshëm ka lënë përshtypje të thellë në vajzën e re, ndërsa Kreonti dëshironite që Jazonin ta merrte në gjirin e familjes së vet dhe që ta njihte për pasardhës në fronin e Korintit. Lidhur me këtë Jazoni vendosi të këshillohet me Medenë. I tha se ende e dashuronte, por në rend të parë duhet të mendojë për veten dhe për djemt e vet. Është i detyruar që ta sigurojë mbretërinë të cilën do t'ua lenë djemëve që mos të jenë të detyruar të bredhin nëpër botë si varfanjakë. Por kjo i tejkalonte fuqitë e Medesë. Dashuria e saj u shndërrua në urrejtje dhe mëria në hakmarrje.
Kjo ishte hakmarrja më e tmerrshme të cilën ka mundur ndonjë herë ta paramendojë ndokush. Së pari e ka vrarë Glaukën. Ia dërgon rrobet të lagura me helm dhe diademë të shkëlqyeshme e cila ia shtërngonte kokën si rrethi prej remi. Me këtë dhuratë e vret edhe Kreontin. Kur u orvat që t'i heqë rrobet nga vajza e vdekur, helmi depërtoi në trup dhe u helmua edhe vetë ai. Pastaj radha i vjen edhe Jazonit. Iu hakmuar duke ia vrarë dy djemt të cilët i ka dashur pa masë. Atë vetë e lë të jetojë, sepse vdekja vetëm e kishte liruar nga vuajtjet.
Pas këtyre vuajtjeve të tmerrshme Medea shkoi te Egjeu, mbreti i Athinës dhe për mbrojtjen e ofruar i premtoi se do t'ia kthejë rininë. Kur Tezeu, i biri i Egjeut, erdhi në Athinë, u përpoq që ta helmojë. Ky krim nuk i shkoi për dore dhe Egjeu e dëboi nga Athina. Në qerre që e ngrehnin dragoit me krihë u zhduk kah lindja. Lajmet për fatin e saj të mëtejshëm janë kontradiktore. Sipas një versioni kthehet në Kolhidë, ku gjatë mungesës së saj në pushtet vjen Perzeu, vëllau i Egjeut. Mirëpo, ajo sërish e ktheu babën e vet në fron. Sipas versionit tjetër u vendos në tokën matanë Tigrisit, e cila e fiton sipas saj emrin Medea.
Tregimi i Medesë është pjesë përbërëse e mitit për argonautët dhe është ruajtur në versione të ndryshme. Kuptohet se shembulltyra e Medesë në to paraqitet në mënyra të ndryshme. Mirëpo, ajo është përherë figure qendrore e mitit. Fama e trimit Jazon tek e fundit bazohet në atë që i shkon për dore ta fitojë mirësinë e Medesë dhe se ka vepruar pikë për pikë sipas këshillave të saj. Nga miti për argonautët Medea ka hyrë edhe në mitin për Tezeun, Njëherë Medea paraqitet si vrasëse e vrazhdë, herën tjetër si grua e cila do kuptohet se sërish me ndryshime të shumta, veçmas ato kronologjike. Më të ndërlikuara janë ndryshimet dhe kundërthëniet lidhur me karakterin e saj dhe vuan me pasion për shkak të dëshpërimit.
U bë heroinë e dy tragjedive të Euripidit: më e vjetra Bija e Peliut (e vitit 455 para e.s.) nuk është ruajtur, më e reja, Medea (e vitit 431 para e.s.) e cila, kinse në premjerën që u çfaq në Athinë falimentoi pa zhurm, sot me të drejtë konsiderohet njëra prej veprave më të njohura të dramaturgjisë greke. Tragjedinë Medeu e shkroi edhe Ovidiu. Bashkëkohanikët janë shprehur për të jashtëzakonisht mirë, prandaj edhe na vjen më tepër keq që ka humbur. Prej autorëve romakë tragjedinë me të njëjtin emër e ka shkruar edhe Seneka (kah mesi i shek. I të e.s.), dhe, siç ka shkruar edhe kritiku i atëhershëm" ... Kjo Mede e ka lexuar Medenë e Euripidit".Prej trajtimeve të reja të fatit të saj, e veçmas të hakmarrjes së saj, po e cekim Medenë e Robinson Jeffersit (Gjefersit) e cila me vetëdije është mbështetur në "udhëzimet e Euripidit" (1946).
Njësoj sikurse poetëve dhe dramaturgëve Medea u ka interesuar edhe artistëve figurativë. Pamjet me figurën e saj i njohim nga afër dyzet piktura në vaza prej të cilave më e lashta është e fillimit shek. VI para e.s. {Jazoni dhe Medea në Kolhidë; Medea dhe bijat e Peliut, Medea i vret fëmijët e vet etj.). Në Herkulanum është zbuluar piktura murale Medea e cila e shpreh luftën e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot tjetër e ngjashme, në të cilën djemt e saj Mermeri dhe Feri luajnë me zare nën mbikëqyrjen e edukatores së vjetër, rrjedh nga e ashtuquajtura Shtëpia e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot gjenden në Muzeun Kembëtar në Napoli; modeli i tyre me siguri ka qenë piktura Medea e Timomakut (nga shek. I para e.s.). Prej veprave klasike duhet përmendur Sarkofagun romak me Medenë nga koleksioni Borghese (Borgeze) në Luvër të Parisit. Prej veprave të artistëve modern, në mesin e më të rëndësishmve hyjnë: Martesa e Medesë ose e Kreuzinës, gravurë në bakër e Rembrandtit, e vitit 1648.; pastaj Medea e Eugen Delacroixit (Ezhen Delakroa) e vitit 1838., Shkuarja e Medesë e Auselm Feuerbachut (Anzelm Fojerbahu) për nga koha e rreth viti 1870, dhe Halucinacioni i Medesë i J.M. Turnerit (J.M. Tarner) e vitin 1832, dhe sot gjendet në Galerinë e Tatrit në Londër. Prej punimeve muzikore në rend të parë po e përmendim melodramën e Jiri Bendes Medea (premjera është mbajtur në Gotha, në vitin 1775, operën e njohur të Luigi Charubinit (Luigji Kerubini) Medea (1787) dhe komponimin dramatik Medea të Ernest Kfenekut (Kzheneku) e vitit 1953.