Medreseja e Korçës "H. Abdullah Zëmblaku" eshte nje shkolle e hapur ne vitin 2009, ne qytetin e Korçës, Shqipëri, konform ligjit ne fuqi, ne lidhje me Komunitetin Mysliman te Shqipërise (KMSH) pjese e Fondacionit SEMA (Sema Vakfı).

Medreseja e Korçës
Formuar më2009
Vendndodhja
Rajoni i shërbimit
Flamuri Republika e Shqipërisë
Gjuha zyrtare
Shqipja
Organizata amë
Fondacioni SEMA
Faqja në internetwww.mkorces.org
Advertajsingu nga 2011

Informacion i Përgjithshëm Redakto

 
Salla e Konferencave dhe filmave

Medreseja e Korçës, është hapur në shtator 2009 dhe eshte vazhdim i tradites se medresese se vjeter te Korces. Shkolla e cila është ndërtuar në një kohë shumë të shkurtër (vetëm 6 muaj) vazhdon mësimdhënien e saj në një territor shumë të madh. Ky grup shkollash, të cilat janë pjesë e Fondacionit SEMA janë pjesë në arsimin shqiptar që prej 1992. Faktikisht Fondacioni SEMA që prej krijimit të tij, është bërë pjesë e jetës jo vetëm arsimore, por edhe asaj social-kulturore në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, vihet re edhe programi që ka filluar të zhvillohet që prej vitit 2006, Ditëlindja e Profetit "Kutlu Doğum Programları" i cili duke u rritur dhe perfeksionizuar vit pas viti, mbledh ndër shikuesit e tij njerëz me fe, ide dhe mendime të ndryshme, drejtues të lartë shtetëtorë, si Kryeministrin e Shqipërise etj, në një fryme të ngrohtë mirëkuptimi dhe dashurie.

Medreseja e Korçës, e cila është shkolla e katërt e këtij zinxhiri shkollash që janë pjesë e Fondacionit SEMA, gjendet në një zone të rëndësishme të qytetit të Korçës. Edhe sipas detajeve dhe informacioneve historike, hapet për herë të parë në qytetin e Korçës një Medrese, gjë që do të thotë shumë për këtë qytet dhe vetë natyren e tij. Shkolla, ose për të qënë më të saktë, kompleksi, përbëhet nga 4 pjesë kryesore. Në brëndi të shkollës gjenden qëndra sportive, palestër e mbyllur, xhami, vende shplodhëse, salla kinemaje, salla muzike dhe aktivitetesh sociale, internet kafe, kantina, sallone me qëllime tepër shplodhëse, dhoma suite për miqte, vënde të hapura dhe të mbyllura konviktore, të cilat do të jenë ideale për relaksin e nxënësve. Medreseja e Korçës, është tashmë një adresë për nxënësit jashtë Qytetit të Korçës.

Arsimi Redakto

Në shkollën tonë, jepet arsim fillor, 9-vjeçar dhe gjimnaz. Kapaciteti i nxënësve në këtë shkollë është 550 dhe kapaciteti i konviktit është 370 nxënës. Shkolla jonë ka edhe nxënës që vijnë nga jashtë Shqipërise, ashtu si edhe nxënës nga qytete të ndryshme të saj. Të gjithë nxënësve të shkollës u ofrohet dreka në mencën e shkollës, gjithashtu për nxenesit që flejne në konvikt ofrohet mëngjesi, sigurisht edhe darka.

Kjo shkollë eshte vendi ku ndërthuren shkelqyeshëm mësim-dhënia dhe mësim-marrja. Në shkollën tonë, mësohet në grup. Qëllimi kryesor i kësaj shkolle në arsim është sigurimi i një arsimi të zgjuar, të shëndetshëm dhe të sjellshem për nxënësit. Pikërisht për këtë qëllim edhe ndërtimi i shkollës është i veçantë. Shkolla jonë ka gjithashtu drejtorin dhe nëndrejtorin e saj, si dhe psikologun. Një vend të rëndësishem ne shkollen tonë kane edhe prindërit dhe takimet me ta. Gjithashtu në shkollën tonë gjenden edhe ambiente sportive, laboratorë si dhe seksione pune në të cilat nxënësit tanë plotësojnë nevojat e tyre mësimore e materiale. Në shkollë mësohen në mënyrë të saktë dhe të drejtë edhe mbi tema sociale dhe të shëndetit. Psh: të lexuarit dhe të shkruarit, mbrojtja nga sëmundjet, masa ndaj fatkeqësive natyrore etj. Sot, shoqëria konsumatore, ka nevojë për njerëz të arsimuar dhe me besim që të prodhojë sa me shumë teknologji dhe dije. Shkolla jonë, është foleja ku bashkohen bukur dhe thjesht, njohuritë dhe aktivitetet sociale.

Aktivetet Shkollore Redakto

Aktivitete për Kurban Bajramin

Në mënyrë që të gjithë nxënësit tanë të jenë pjesë e një aktiviteti të ndryshëm, shkolla ka formuar klube të ndryshme, të cilat mundësojne që nxënësit tanë të rriten ne një fryme ku mund te zgjerojne edhe me tej aftësitë e tyre sociale dhe kulturore. Disa prej ketyre grupeve të formuara nga ana e shkollës sonë janë: Klubi i Kompjuterit, Klubi i Muzikës, Klubi i Gazetës, Klubi i Përkthimit, Klubi i Shëtitjeve, Klubi i Shahut, etj. Një aktivitet tjetër që zhvillon shkolla jonë janë edhe shëtitjet, qofshin keto gjatë apo në fund të vitit shkollor, të cilat bëhen në formën e një pikniku dhe kanë qëllim qetësues dhe shplodhës për nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Gjatë pushimeve verore shkolla jonë organizon edhe udhëtime jashtë shtetit. Zakonisht për klasat e 10. organizohet shëtitja në Maqedoni-Kosovë; për klasat e 11. organizohet shëtitja Bosnje-Hercegovinë ndërsa për klasat e 12. organizohet shëtitja e Turqisë. Me organizimin e këtyre shëtitjeve nxënësit tanë vendosin në këtë mënyrë ura të reja komunikimi, njihen me kultura të reja dhe njohin mënyrën e jetesës së shteteve të ndryshme.

Aktivitetet Shkollore 2009-2010 Redakto

  1. Ndihma per jetimet
  2. Java e Matematikes
  3. Java e Anglishtes

Galeria e Fotove Redakto

Lidhje te Jashtme Redakto

Referime Redakto