Megakarioblasti
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Megakarioblasti është qeliza më e papjekur, e njohur morfologjikisht, e brezit trombocitar. Ka madhësinë 25-30 μ (mikron). Citoplazma e kaltër, është vetëm një rreth i parregullt përreth bërthamës së madhe, rëndom ovale apo në formë të veshkës. Ka kromatinë të shkrehtë dhe disa bërthamëza. Në palcën normale eshtërore kjo qelizë përbën më pak se 1% të të gjitha qelizave të brezit trombocitar, andaj edhe është vështirë të gjendet. Mund të shihen dy, tri apo katër bërthama që janë pasojë e ndarjes së bërthamës pa ndarje gjegjëse të citoplazmës.[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë