Megakariociti është qeliza më e madhe në palcën eshtërore: mund të ketë diametër deri 100 μ (mikron).Citoplazma është masive dhe ka shumë granula azurofile. Skaji i qelizës është i parregullt dhe në stadin e vonshëm të maturimit tregon formacione të ngjashme me pseudopodiet. Në krahasim me madhësinë e qelizës, bërthama është e vogël. Rëndom është multilobulare apo e dhëmbëzuar, me kromatinën në formë të fijeve të vrazhda, shumë të ngjyrosura.[1]

Megakariociti

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë