Hape menynë kryesore

Mehmet Bogujevci është boksier i dalluar i klubit të boksit KB Prishtina.

Mehmet Bogujevci është kampion i shumëfishtë i ish federatës jugosllave në boks, ish reprezentues i Jugosllavisë, kampion i shumëfishtë ballkanik, kampion i Lojërave mesdhetare në Split, fitues i shumë turneve me renome ndërkombëtare, pjesëmarrës në kampionatet evropiane, botërore si dhe i Lojërave Olimpike.

Suksesi i tij më i madh në planin individual pa dyshim është fitimi i medaljes së argjendtë pra titulli i nënkampionit Botëror në kampionatin botëror të boksit amator të mbajtur në Beograd më 1978. Ndër sukseset e tij në planin ekipor sigurisht të paharruar mbeten 5 titujt e fituar Kampion të Jugosllavisë nga KB Prishtina kapiten i të cilit ishte pikërisht Mehmet Bogujevci i cili mbetet një nga sportistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave.

Shiko dhe këtëRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto