Mehmet Elezi është publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat shqiptar.

Mehmet Elezi: publicist, shkrimtar, gjuhëtar, diplomat. Lindur më 10 maj 1949, në Tropojë, diplomuar në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe (1971) dhe specializuar për filozofi (1978-1979).

Ka punuar: 1972-1982 gazetar dhe më pas kryeredaktor i së përditshmes Zëri i Popullit.  1982-1989, i zgjedhur në krye të organizatës së rinisë, BRPSH. U përpoq të luftonte skemat në jetën e rinisë[1]  dhe solli njerëz e frymë të re në gazetën “Zëri i Rinisë”. 1990, drejtor i zyrës qendrore të shtypit e të botimeve. Për qëndrime që nuk përputheshin me vijën zyrtare, brenda disa muajsh e largojnë nga Tirana.[2] Udhëheqësi komunist Ramiz Alia do të deklaronte se M. E. ka disa “paragjykime”.[3] Mehmet Elezi është i pari që kërkoi hapur në forumin më të lartë të partisë komuniste vendosjen e pluralizmin politik në Shqipëri.[4]

1991, në Tiranë pa punë. Deri në 2006 ka shërbyer në sektorë joshtetërorë.  1992-1996, në gazetën e pavarur “Bashkimi” dhe columnist për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New-York.  1994-2005 drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike, qendër joqeveritare e themeluar prej tij; botues i revistës së përtremuajshme në anglisht “The Balkan Analyst” dhe pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, departamenti i gazetarisë. Nëntor 2005 dekretohet ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë) dhe në Prinicipatën e Lihtenshtejnit, ku shërbeu shkurt 2006 - nëntor 2913. Jeton në Tiranë.


Veprat

Redakto

Letërsi artistike

Redakto

Prozë

Redakto
  • 17 tregime me ujq, tregime, 2023
  • Kalendari i Noes, roman, botim i dytë, 2022; botimi i parë, 2000
  • Studio përballë zanave, tregime, 2022
  • Vjedhja e nudove të ferrit, tregime, 2021
  • Dita e tetë e javës ose shtatë-tetë përralla në një të vërtetë, roman, botim i dytë i ripunuar, 2020; botimi i parë, 1998
  • Vajza pa numër telefoni, tregime, 2020
  • Gruaja me dy zile, roman, 2019
  • Një amerikan në Hotel Dajti, 31 tregime, 2018
  • Piloti i qytetit nën borë, roman, 2017
  • Dikush mungon në ballon e fundit, roman, 2016
  • Violinë gruaje, roman, 2014
  • Ftesë përmes reve, roman, 2012
  • Romeo as Zhuljeta, roman, 2011
  • Ngjarje në Hotel M., roman, 2010
  • ADN-ja e korbave, roman, 2009
  • Ujdhesa e askujt, roman, 2007
  • Varri i Fatit, roman, Tiranë 1998; Paris 2002  (“Le tombeau du destin”).

Sprova (ese), shënime letrare dhe publicistikë

Redakto
  • Al-gomonia, 2021, publicistikë
  • Heshtje varri për një djep të shenjtë, 2020, publicistikë
  • Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit, sprovë, botim i dytë i plotësuar, 2019; botim i parë, 2013
  • Shkrimtar pa leje, shkrime për letërsinë, artin dhe kulturën, 2019
  • Nuk isha student i dhjetorit, sprovë, botim i dytë i plotësuar, 2015; botim i parë, 2011
  • Kosova midis politikës e realpolitikës, 1999, publicistikë
  • Gjeostrategjia tjetër, 1996, publicistikë
  • Shansi i tretë, 1993, publicistikë
  • Ajo që më ndjek pas, 1990, publicistikë

Gjuhësi

Redakto
  • Kongresi i Drejtshkrimit, një fëmijë i plakur,  2023
  • Fjalor i Gjuhës Shqipe (Nga Mehmet Elezi) - rreth 41000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime etimologjike, botim i 5-të, 2023; botimi i parë, 2006
  • Fjalor me emra njerëzish - 31.000 emra iliro-shqiptarë, botim i dytë, 2023; botimi i parë, 2015
  • Karakteri shqiptar dhe etimologjia e emrit “gegë”, 2021
  • Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme - përgatitja për botim, parathania dhe shenimet nga Mehmet Elezi, 2021
  • Dritëhije në Fjalorët e Akademisë - gjuha shqipe apo gjuha e “fshatit tim”? - , 2018
  • Kush i nemi “Bjeshkët e Nemuna” - çështje të toponimeve dhe të kulturës popullore, 2017 ­
  • Gjuha shqipe dhe ëndrra e një nate vere, 2012
  • Gjuha shqipe me një mushkëri, shkrime dhe intervista, 2009
  • "Gjuha Shqipe në Bunker?", 2005
  • Ulurimë ujku, 2010
  • Nën një flok të përlotur bore, 2005
  • Kurrë s’jam ndalur, 1996
  • Zhurmojnë ujvarat, 1970

Për veprën “Fjalor i Gjuhës shqipe - rreth 41 000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime etimologjike -” Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi një takim shkencor, ku referuan dhe diskutuan gjuhëtarët dhe akademikët më në zë të fushës.

Autor edhe i një numri të madh shkrimesh publicistike e studimore të botuara ose të mbajtuar nëpër takime e konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Referime

Redakto
  1. ^ Vickers, Miranda; Pettifer, James (1997). Albania: From Anarchy to a Balkan Identity (në anglisht). London: HURST & COMPANY.
  2. ^ Kadare, Ismail (1991). Printemps albanais (në frëngjisht). Fayard.
  3. ^ "Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike 14 korrik 1990". Panorama. 5 korrik 2010.
  4. ^ Mustaqi, Kiço (15 prill 2011). "Kur futesha te zyra e Ramiz Alisë më kontrollonin me minakërkues". Panorama.