Fjalor i Gjuhës Shqipe (Nga Mehmet Elezi)

This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 1 pending change awaits review.


Jasha Adelaida.

Ky Fjalor përmban rreth 41000 fjalë e rreth 54000 kuptime, të cilat nuk gjinden në fjalorët e Akademisë së Shkencave të viteve 1980 e 2002. Fjalori ka edhe rreth 5300 shprehje frazeologjike.

Përkah numri i fjalëve - tituj, bashkë me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980), ky është fjalori shqip-shqip më i madh i hartuar deri më sot. Përkah thellësia, është i vetmi fjalor shqip-shqip që trajton edhe etimologjinë e fjalëve. Është po ashtu i vetmi fjalor shqip-shqip që ilustrohet me mijëra vargje e shprehje të marruna drejtpërdrejt nga krijimtaria e mbi 40 autorëve që nga Gjergj Fishta e deri te Anton Pashku, Anton Çetta e Ismail Kadare; nga vepra madhore si Kanuni i Lekë Dukagjinit, Eposi i Kreshnikëve, Visaret e Kombit e thesare të tjera popullore.

Fjalori i Elezit ilustrohet edhe me rreth 5000 fjalë të urta popullore; rreth 1000 gjëza, bestytni e paragjykime, doke, lojë-fjalësh, të dhëna për barnatimin (mjekimin) popullor, yshtje etj. Shumë prej tyre botohen për herë të parë. Kjo vepër nuk është fjalor alternativ i fjalorëve të Akademisë së Shkencave dhe nuk mund të jetë i tillë, pasi lënda e tij përbëhet prej fjalësh ose kuptimesh të tjera, pra përmban pasuri që nuk gjinden në ata fjalorë.

Bashkë me të në trajtë parathënieje ribotohet me disa plotësime edhe sprova “Gjuha shqipe në bunker?!” ku autori shtjellon pikëpamjet e tij themelore mbi gjuhën shqipe, standardin dhe të ardhmen e saj. Fjalori i Gjuhës Shqipe i Mehmet Elezit është një vepër voluminoze prej rreth 1700 faqesh. Botimi i parë është me 2006 (Enti Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”).

Referime

Redakto

Autori është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë).

Mehmet Elezi [1]