Mehmet Gjevori
Mehmet Gjevori apo Mehmet Xhevori i lindur në Elbasan më 1 qershor të vitit 1910, ishte një figurë e rëndësishme që ka luajtur rol të madh në hapjen shkollave shqipe. Tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë gjatë viteve 1941-1951, por edhe më vonë.
Jeta
RedaktoAi ishte pjesë e grupit të parë me rreth 300 arsimtarë, që ministri i atëhershëm i arsimit, Ernest Koliqi, i dërgoi në Kosovë gjatë viteve 1941-1942. Të gjithë këta mësues të kualifikuar e më përvojë shërbyen 4 vjet, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore (deri në 28 nëntor1944). E më vonë u hap edhe shkolla e parë mesme (më 12 dhjetor 1941). Mehmet Gjevori ishte ndër mësuesit e parë të shkollës fillore “Abdyl Frashëri” të Prizrenit, dhe njëkohësisht edhe drejtor i parë i kësaj shkolle. Qysh në fillim tế punës së tij si mësues, meqenëse kishte edhe përvojë në fushën e arsimit (më parë ai kishte shërbyer si mësues në Burrel) emërohet (nga inspektori i arsimit, z. Beqir Spahiu) instruktor i Inspektorisë së Arsimit të Qarkut të Sharrit në vitet 1941 - 1942, ku përfshiheshin Suhareka, Rahoveci dhe Dragashi. [1]
Duhet përmendur fakti se edhe në punën për mësimin e shkrim-leximit të të rriturve, Gjevori dhe arsimtarët e tjerë bënë një punë për cdo lëvdatë. Kurset që morën një përmasë të gjerë, mbaheshin vullnetarisht. Këto kurse vazhduan edhe pas Luftës së Dytë Botërore - prej vitit 1945 deri në 1950-ën, kur u hapën shkollat shipe si në Mitrovicë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Podujevë etj.
Nderime pas vdekjes
RedaktoAutori i abetares së parë shqipe në Kosovë, mësuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit, Mehmet Gjevori, ndërroi jetë dje në moshën 93 vjeçare. Familjarë, miq të shumtë dhe personalitete të jetës politike e shoqërore, bënë homazhe pranë arkivolit të tij, ndërsa për nder të jetës dhe veprimtarisë së tij të bujshme që la në sferën e arsimit shqip, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt mbledhje komemorative. Mësuesi Mehmet, i lindur në Elbasan, shërbeu në Kosovë për plot 67 vjet. Për jetën dhe veprën e tij, folën akademik Pajazit Nushi dhe zv.ministri i arsimit, Fevzi Berisha. Telegrame ngushëllimi për familjen Gjevori kanë dërguar presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe personalitete të tjera. Mehmet Gjevori ishte nderuar me urdhërin Naim Frashëri të klasit të I në 1994-ën nga president i Republikës së Shqipërisë ndërsa në vitin 2003 me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit, nga ish presidenti, Ibrahim Rugova. Varrimi i Mehmet Gjevorit u bë në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Mirënjohjet
RedaktoReferime
Redakto- ^ Berisha, Labinot (2019). Punëtorë të shquar të albanologjisë (bot. 1st). Elbasan: Shpresa Print. fq. 75, 76. ISBN 978-9928-4559-9-4.