Mejtepi i Haxhi Ymerit
Mejtepi i Haxhi Ymerit është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Mejtepi i Haxhi Ymerit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Gjakovë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XVIII |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 1056 |
Historiku
RedaktoMejtepi i Haxhi Ymerit është objekt në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Haxhi Ymerit dhe siç tregon emri gjendet në mëhallën e Haxhi Ymerit. Objekti është i vendosur përballë hyrjes së xhamisë. Në funksionin primar të tij mejtepi shërbente për edukimin e nxënësve në mësimin fetar (mysliman), por më vonë ai u përdor për veprimtari të ndryshme si shtypshkronjë, ndërsa gjatë viteve ’90, aty është mbajtur mësimi nga nxënësit e shkollave të mesme. Objekti i mejtepit zhvillohet në dy etazhe. Në përdhese në vite kemi pasur disa intervenime joprofesionale siç është zgjerimi i hapjeve me qëllim ndriçimi të hapësirës së përdheses. Objekti është ndërtuar nga materiali gurë dhe qerpiçë. Në pjesën jugore, nga xhamia, kemi një dalje anëcaku prej 60 cm, i cili me kohë në mes ka pësuar një devijim të dukshëm, dhe mbi të një rend dritaresh, 7 hapje. Si në objektin e xhamisë ashtu edhe mejtepin e karakterizon streha e gjatë mbi 1.30 m, që është në dukjen origjinale të saj e pa mbuluar. Konstruksioni ndërkatësh është nga trarëzat e drurit, me dysheme nga dërrasat dhe tavan të dekoruar. Edhe streha në pjesën perëndimore, nga rrugica, ka pësuar një deformim. Ndërrimi i destinimit ka bërë që në objekt të ketë intervenime joprofesionale që e dëmtuan objektin. Në vitin 2014 janë kryer punime konservuese – restauruese në objektin e mejtepit, si në enterier ashtu edhe në eksterier. Duke e ruajtur origjinalitetin e këtij objekti, me përjashtim të hapjeve në përdhese, që kanë ngelur të rikthehen në gjendjen origjinale në një fazë tjetër të intervenimit.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "MEJTEPI I HAXHI YMERIT (Gjakovë)". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 4 dhjetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine