Fisi Mekshi e ka prejardhjen nga Meksh Shiqi i cili kur u largua nga fshati i Bokës (Dushaj Epër), i pari u vendos në qytetin e sotëm të Bajram Currit, nga i cili mori emrin vendi Mekshiqi/Mekshaj . Djemte e tij u larguan nga fshati Mekshaj . Nik Mekshi , i pari i fisit Nikaj dhe Kole Mekshi, i pari i fisit Krasniqe . Sot fisin Mekshi e kemi edhe si Mekshaj, Meksi, Menkshi.[1]

Historia Redakto

Përmendje e hershme e fisit Mekshi

Imzot Nikollë Mekshi, ipeshkëv i Stafanisë dhe i Benës, i cili i ndjekur nga osmanët ishte strehuar në Dukagjin (Mirditë), fillimisht në Përlat e më pas në Fanë, në një letër të datës 25 korrik 1601, ndër të tjera shkruan:

“Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen sulme të turqve kundër dukagjinasve dhe të dukagjinasve kundër turqve. Këtë vit ushtritë e katër sanxhaqeve, të përbëra nga 15000 kalorës e këmbësorë, u lëshuan kundër Dukagjinit (Mirditë-Pukë), bënë disa dëme në plaçka e bagëti, morën skllevër dhe dogjën shtëpi. Edhe dukagjinasit, nga ana e tyre, nuk kanë munguar t’i përgjigjen: një mëngjes me dy çeta, sulmuan fushimet turke. Njëra kapi edhe djalin e Mustafa Pashës së Dibrës (ushtarak osman). Edhe pse në atë drejtim qenë 6000 vetë, u thyen, u shpartalluan dhe dukagjinasit i ndoqën më se 10 milje, u morën gjithë flamujt, vranë shumë turq dhe kapën mjaft armë e plaçkë tjetër lufte.”

Në fillim shek. XVII, Dukagjin quheshin krahinat e Mirditës dhe Pukës, të cilat bashkë me Zadrimën kanë qënë pjesë e zotërimeve (më të hershme) të familjes fisnike të Dukagjinëve.

Shih edhe Redakto

Burime Redakto

Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vol. 2.

Referime Redakto

  1. ^ https://balkancultureheritage.com/find/Veprimtaria_administrative_n%C3%AB_bajrak/2183