Melani mund të ketë qenë qendër e fortifikuar në Mesjetë, përderisa një kishë e vogël me një navë ekziston në gëmushat në pjesën jugore të murit të fortifikimit. Një rrugë me kalldrëm i çon vizitorët në Teqenë e Melanit, pas një çezme e cila ishte destinacion i ujësjellësit. Teqeja është një qendër fetare për myslimanët shiitë bektashi, të cilët festojnë çdo vit Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël dhe Nevruzin. Këtu ka qëndrim të përhershëm një dervish. Ndërtimet e tanishme të teqesë u bënë më 1800 nga Baba Aliu i Gjirokastrës, varri i të cilit ndodhet në tyrben përballë ndërtesës kryesore të teqesë.

Monument Kulture në Shqipëri
Teqeja e Melanit


Teqja e Melanit Redakto

Një mur masiv me blloqe poligonale dhe drejtkëndore, që rrethon bregun, të sjell ndër mend një fortifikim antik. Kjo mbështetet edhe nga gjetje qeramike të shekullit të IV p.e.s. Muri është rindërtuar më vonë në shekullin e V ose VI e.j., kohë kur shumë nga këto pika në majë të kodrave u rifortifikuan ndërsa Perandoria Romake po shembej. Ka mundësi që këto të jenë mbetje të Justinianopolis, një qytet i shekulli VI, vendndodhja e të cilit nuk është zbuluar.

Teoria tjetër: mendohet që është një zgjatim i qytetit antik të Antigonesë.

Ndërtesa kryesore ka një sallë rrethore lutjesh me dhoma dhe galeri anësore. Fasada e ndërtesës ka një galeri të bukur të sipërme dhe në tërësi është ndërtuar në stil tipik epirot me blloqe tipike të prera saktë të zonës. Teqeja e tanishme është ndërtuar mbi një ngrehinë bektashiane të mëparshme, e cila drejtohej nga Baba Hasani. Teqeja e dikurshme ishte përgjatë anës lindore të luginës që ka qenë rruga kryesore drejt veriut. Baroni anglez Cam Hobhouse kaloi këndej më 1809 me mikun e tij Lord Bajronin gjatë udhëtimit të tyre nga Preveza për të vizituar Ali PashënTepelenë. Kjo rrugë e humbi rëndësinë kur Ali Pasha ndërtoi një varg urash dhe rrugësh me kalldrëm përmes pjesës së ulët të luginës.

Pozita gjeografike Redakto

E vendosur në këmbët e malit Bureto, ofron një pejzazh të mrekullueshëm, ashtu si edhe vetë arkitektura e saj. Madje edhe qiparisët që e rrethojnë janë mbjellë në mënyrë të tillë që nëse shihen nga lart, mund të lexosh fjalën Allah. Gjurmët e qytetit të lashtë, mure rrethues e mjaft objekte të tjera që mendohet se i përkasin qytetit të lashtë ilir i shek. IV p.e.s., të paidentifikuar ende, ndoshta shtrihen në një sipërfaqe prej 34 hektarësh. Babai i Teqesë, Baba Skënderi, tregon se ai është një projekt i ardhur 600 vjet përpara nga Izmiri dhe u ndërtua nga vetë Baba Aliu më 1827. Thuhet se ajo është e vendosur mbi pjesën e Akropolit të vjetër të qytetit të lashtë ilir. Në të njëjtin territor mendohet se gjatë periudhës historike të Bizantit ka ekzistuar një manastir i krishterë.

Nga zaptimi prej uniformave ushtarake të sistemit monist, nga gradat, topat dhe bagëtitë e repartit, nuk bëri përjashtim as kjo Teqe nga më të njohurat në Ballkan nga 1967 deri më 1990. “Por, shyqyr zotit, e kanë përdoruar dhe jo shpërdoruar”-shprehet i kënaqur djaloshi 21-vjeçar nga Vendresha e Parë e Skraparit, dervishi Mustafa, që 6 vjet më parë vendosi t’i përkushtohej kësaj feje që, sipas tij, kërkon sakrifica që jo kushdo i përballon. Kjo teqe ishte nga të parët që iu rikthyen besimtarët pas viteve 1990. Për çdo ditë po sidomos për “ditë të xhuma”, ajo është dera e hapur e kalimtarit, e besimtarit dhe e kujtdo që kërkon qetësinë dhe pastrimin e shpirtit, shërimin nën veprimin e fuqisë qiellore. “Është Teqe me famë në aspektin mistik” - thotë Baba Skënderi, duke treguar se 700-1000 vetë janë pak për dyert e Melanit në ditë jo të zakonta. E veçanta e Melanit është e lidhur edhe me faktin se këtu kanë shërbyer disa nga “gjyshërit” më të nderuar bektashianë të zonës së Jugut, si Haxhi Ali Haqi Babai, Baba Qamili, Baba Selimi etj. Ajo çka e bën të këndshme është pozita strategjike ku ndodhet dhe fakti që banorët bektashianë të zonës, veçanërisht ata të komunitetit të Lazaratit e adhurojnë atë. Madje kanë qenë këta të fundit që me iniciativat e tyre personale dhe të ardhurat private, kanë bërë të mundur rikonstruksionin dhe shndërrimin nga një stallë në të cilën ishte kthyer para viteve 1990 në një objekt kulti të vizitueshëm.