Melihate Deva - Nura
Melihate Deva - Nura (1924 - 2017)[1] ishte një mësuese e përkushtuar që luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në Kosovë.[2]
Biografia
RedaktoMelihate Deva u lind në Mitrovicë në vitin 1924. Shkollen fillore dhe atë zejtare të femrave e kreu në Mitrovicë para Luftës së Dytë Botërore. Në korrik-shtator 1943 ishte vijuese e kursit pedaogjik të Normales “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse në vitin shkollor 1942-43, pas mbarimit të kursit pedagogjik, emërohet mësuese në shkollën fillore “Skënderbeg” në Mitovicë me drejtorin Bedri Gjinaj dhe kolegë Lina Shkrelin, Ali Graxhën etj. Pas Luftës së Dytë Botërore emërohet mësuese në Gjakovë, por së shpejti u burgos nga organet e OZN-së për veprimtarinë e saj si mësuese në Mitrovicë dhe për organizimin e jetës kulturore e artistike në këtë qytet e rrethinë. U lirua nga burgu me “urdhër’ që të vazhdonte të punonte në shkollat shqipe nën “pushtetin e ri popullor”, por së shpejti u pushtua nga puna pasi tash iu arrestua dhe iu dënua për “faje politike”, bashkëshorti, arsimtari, Nevruz Nura. Pas daljes nga burgu familja shpërngulen në Gjilan dhe Melihatja tani punon si mësuese e punëdores në Shkollën e Amvisnisë në Gjilan. Prej vitit 1958 deri në pension, punoi si edukatore e Kopshtit parashkollor “Gëzimi ynë” në Prishtinë. Për merita në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë në periudhën 1941-1944 dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha.[3] [4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ndahet nga jeta veteranja e arsimit, Melihate Deva-Nura (Foto)". Telegrafi. 2017-01-01. Marrë më 2024-03-13.
- ^ "Kujtohen tri mësueset shqiptare të shkollës së parë shqipe në Mitrovicë - Mitropol" (në anglishte amerikane). 2023-03-07. Marrë më 2024-03-13.
- ^ Veseli, Prof.dr.sc.Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944 V. Gjilan: Pika 5A. ISBN 9951-12-003-2.
- ^ KultPlus (2018-03-23). "Historia e Melihate Devës, mësueses nga Mitrovica që bëri historinë". KultPlus. Marrë më 2024-03-13.