Paulina Shkreli ishte mësuese e cila vuri themelet e arsimit shqip gjatë periudhës 1941-1944.

Paulina Shkreli, Melihate Deva dhe Zehra Zhubi

Biografia Redakto

E lindur në Mitrovicë1922, në familjen e njohur të Simon Shkrelit. Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë në gjuhën serbe. Në verën e vitit 1942 (korrik-shtator 1942) e kreu me sukses kursin pedagogjik të Normales “Sami Frashëri” në Prishtinë. Menjëherë pas hapjes të shkollës fillore “Skënderbeg” në Mitrovicë ia filloi punës së mësuesisë bashkë me mësuesit: Bedri Gjinaj, Melihate Deva-Nura (bashkëshorte e arsimtarit Nevruz Nura, I ndjerë), Ali Gaxha, Ahmet Efendia, Jorgji Shuteriqi etj. Punoi si mësuese duke i vënë kështu themelet e arsimit shqip në këtë mjedis gjatë periudhës 1941-1944. Lina Shkreli, së bashku me nxënësit e mësuesit e shkollës “Skënderbeg” dhe me të rinjtë e qytetit, zhvilloi një aktivitet të dendur kulturoro-arsimor e artistik. Programet e pasura shfaqeshin jo vetëm në komunat që kishin mbetur në zonën gjermane të okupacionit (Vushtrri, Podujevë, Pazari I ri), por edhe në qendrat e tjera. Pas përfundimit të Luftës ll Botërore, fitores së komunizmit dhe ripushtimit të Kosovës, regjjimi serb e burgosi Lina Shkrelin dy shoqet dhe bashkëveprimtarët e saj, Melihate Devën dhe Zehra Zhubin. Akuzoheshin se i kanë frymëzuar të rinjtë me ndjenja atdhetare, kanë qenë anëtare të Organizatës Rinore shqiptare dhe bashkëpunëtorë të Bedri Gjinajt, Abdyl Zhubit etj. Pas daljes nga burgu Lina Shkreli u emërua mësuese në Gjakovë. Atje u martua me mësuesin patriot Gjergj Martini, të cilin një vit më vonë regjimi komunist jogusllav e dënoi me pushkatim, vetëm sepse ka qenë anëtar i Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare. Ishte qenë një mësues i zellshëm e atdhetar me vlera.[1]

Lina Shkrelit dhe shumë mësueseve dhe mësuesve të tjerë iu njoh merita dhe iu nderua publikisht puna në fushën e arsimit. Atë e dekoroi Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, me Dekretin nr. 811, dt. 11.4.1944, për kontribute të mëdha që dha në shkollën shqipe në Shqipërinë Veriore dhe Lindore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar në vitet 1941-1944. Lina Shkreli vdiq më 30 maj 2000. U varros me nderime të mëdha në Prizrenin e bukur.[2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: pika5A. ISBN 9951-12-003-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Postbck, Postbck (2020-06-18). "Zehra Zhubi, Paulina (Lina) Shkreli dhe Melihate Deva-Nura mësueset e para të Mitrovicës - In For" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-03-13.