Mendimi i lirë
Mendimi i lirë është pikëpamje filozofike sipas së cilës opinionet duhet të formohen në bazë të logjikës, arsyes, dhe empiricizmit, dhe jo në bazë të autoritetit, traditës, apo dogmave tjera.
Sipas mendimit të lirë, individët nuk duhet të pranojnë ide të propozuara si të vërteta pa mbështetje të diturisë dhe arsyes. Kështu, mendimtarët e lirë përpiqen të ndërtojnë opinionet e tyre në bazë të fakteve, hulumtimit shkencor, dhe principeve logjike, të pavarur nga gabimet logjike apo efektet e kufizuara intelektuale të autoritetit, anësisë së konfirmimit, anësisë kognitive, urtësisë konvencionale, kulturës popullore, paragjykimit, sektarianizmit, traditës, legjendës urbane, apo dogmave tjera. Sa i përket religjionit, mendimtarët e lirë deklarojnë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të përkrahur ekzistencën e fenomeneve mbinatyrore.