Mendoja çdo gjë merr fund pa ty
video copa
Solisti / Grupi Asgjë Sikur Dielli
Regjia Orhan Kerkezi
Aktrimi Beatriçe Sopa & ASD
Autori ekzekutiv Koha Vizion - KTV
Viti i prodhimit Verë 2002
Vendi i prodhimit Prishtinë, Kosovë

Mendoja çdo gjë merr fund pa ty është një video copë e grupit shqiptar nga Kosova Asgjë Sikur Dielli.

Realizimi i video copës është bërë nga televizioni Koha Vizion gjatë verës së 2002-ës, nën regjinë e Orhan Kerkezit luajnë Beatriçe Sopa dhe anëtarët e grupit.

Për ndryshim nga kënga video copa ndryshon nga publikimi i këngës në televizionin e atëhershëm kosovar RTP. Realizimi i kësaj video cope e bëri të njohur edhe për të rinjtë në pjesët tjera të trojeve shqiptare, këngën që më parë ishte e pëlqyer nga rinia shqiptare në Jugosllavi. Me publikimin e kësaj cope në KTV e më vonë edhe në stacionet tjera televizive, grupi Asgjë Sikur Dielli shumë shpejtë ja arriti të pushtojë majën e listave të këngëve në radiostacione dhe televizionet shqiptare.

Lidhje të jashtme

Redakto