Autori ekzekutiv
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Autori ekzekutiv është term i përdorur për të treguar mbajtësin e disa apo të gjitha të drejtave mbi krijimtari artistike si p.sh.m (vepra letrare, muzikore, teatrale etj.). Ndryshe nga autori i mirëfilltë, autori ekzekutiv nuk do të thotë të jetë krijuesi i vërtetë veprës, por ai zotëron një pjesë apo në tërësi të drejtat mbi veprën. Mënyrat e marrjes së të drejtave për një vepër janë të ndryshme.
Të drejtat mbi krijimtarinë apo veprën e përbërë të kryer nga një grup personash ndodh që njëri nga ata të mbajë të drejtën e publikimit, ndërsa të tjerët të mbajnë të drejtën mbi kopjimin apo ndryshimin e krijimtarisë së tyre. Personi që mban të drejtën e publikimit në këto raste mund të jetë person juridik, i cili ka bërë financimin e asaj vepre apo krijimtarie që sipas ligjeve ekonomike konsiderohet produkt.
Në jetën e përditshme ndodh që krijuesit d.m.th autorët e veprës apo krijimtarisë me marrëveshje të arritura me ndonjë publikues të heqin dorë nga e drejta mbrojtjes së publikimit. Në këto raste poseduesi i së drejtës së publikimit nuk është autori i veprës, por autor ekzekutiv d.m.th mbajtës i së drejtë së publikimit ose botimit.
Shiko dhe
RedaktoBurimi i të dhënave
Redakto
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |