Mentor Çoku
Mentor Çoku (Elbasan, 3 prill 1914 - Romë, 14 prill 1996) ka qenë veprimtar politik i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, antikomunist dhe presidenti i parë i Bashkimit Islam në Perëndim (it. Unione Islamica in Occidente) themeluar më 1947 në Itali.
U angazhua si publicist në emigracion, qoftë si drejtues organesh shtypi si Islami, Histori dhe Qytetërim (italisht: Islam, Storia e Civiltà), qoftë si publicist te Koha Jonë e Isa Ndreut dhe Lec Shllakut.[1]
Biografia
RedaktoU lind në Elbasan më 1914, i biri i Hamdi bej Ohrit të Iljaz Pashë Dibrës dhe një zonje Toptanase. Mësimet e para i mori në Ohër, më tej pas 1925 vazhdoi shkollimin në Beograd. Aktiv me rininë studentore shqiptare në kryeqytetin jugosllav, për veprimtarinë e tij shteti ia ndërpreu vitin e tretë më 1933. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit.
Shkollimin e lartë e ndoqi dhe e kreu në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin Juridik mes viteve 1936 e 1940.
Më u bë deputet i Ohër-Strugës në Asamblenë Shqiptare të viteve 1943 dhe 1944. U angazhua në trevën e prejardhjes t'i nxiste vendasit t'i bashkangjiteshin lëvizjes Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në nëntor të 1944 u arratis drejt Italisë.
Themeloi fletoren Valbona, ku shkroi edhe vetë. Më tej me qendër në Romë, themeloi Bashkimin Musliman pë Europën, i të cilit pas 1953 qe president. Po në Romë kryesoi Akademinë për Kulturën Islame si dhe, pas 1981 qe përgjegjës i të përkohshmes Islami, Histori dhe Qytetërim (italisht: Islam, Storia e Civiltà).
Nga fundi i viteve '70 zhvilloi disa misione diplomatike në Lindjen e Mesme, mes të tjerash edhe në Libi pasi Gadafi mori pushtetin.
Kontribuoi me anë të interesimit të tij që në Romë të ngritej Xhamia e Madhe që nisi punimet më 1984 dhe u çel më 1994.
Pas ndryshimeve politike në Shqipëri me rënien e komunizmit, shërbeu si mik dhe këshilltar i qeverive shqiptare, promovoi partitë e reja në perëndim. Bëri ç'kishte të mundur që të flitej për çështjen shqiptare në qarqet diplomatike si lindore, si perëndimore.
Ndërroi jetë më 14 prill 1996 në Romë, ceremonia e varrimit u zhvillua në Tiranë.[2]
Familja dhe përndjekja
RedaktoReferime
Redakto- ^ Ndoja 2014, fq. 114, 230.
- ^ Ndoja, Leka (2014). "Letërsia shqipe e emigracionit në vitet 1944-1990" (PDF). unitir.edu.al. fq. 230. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 shtator 2023. Marrë më 7 shtator 2023.