Mentorimi është partneritet zhvillimor përmes të cilit një person ndanë njohuritë, shkathtësitë, informacionet dhe perspektivat për të përforcuar rritjen personale dhe profesionale të një personi tjetër.[1]

Mentor- quhet personi prej të cilit mund të vazhdoni të mësoni. Ky person do të ju ndihmojë në ndryshimet e rëndësishme në profesionin tuaj, në reagimet rreth ideve, praktikave dhe kompetencave të reja që ju duhet t'i zhvilloni. Mentori mund të jetë më i vjetër ose më i ri se personi që udhëhiqet, por ai ose ajo duhet të ketë një fushë të caktuar të ekspertizës.[2]


Historia

Redakto

Nocioni i mentorimit është i lashtë. Fjala mentor u përdor nga Homeri në veprën Odiesu si "këshilltar i mençur dhe i besuar". Athena, nën maskën e mentorit, u bë kujdestare dhe mësuese e djalit të Odiseut, Telemachus, të cilin Odiseu e la në krye të shtëpisë së tij gjatë kohë kur ai ishte larg.[3]


Në arsim, mentorimi është një proces kompleks  i ndikimit,  mbështetjes dhe  i udhëheqjes, së një mësuesi fillestar ose të ri. Në përgjithësi pranohet një mësues mentor të udhëheqë, udhëzon dhe këshillon një mësues tjetër më të ri, papërvojë , në një situatë pune të karakterizuar nga besimi reciprok. Në mënyrë tipike, programet e mentorimit ofrojnë mësues fillestar me mësues më me përvojë, të cilët mund ta shpjegojnë me saktësi politikat shkollore, rregulloret dhe procedurat, ndajnë metoda, materiale dhe burime të tjera, ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mësimdhënies dhe mësimit, ofrojnë mbështetje personale dhe profesionale, dhe të udhëzojë  ngritjen e mësuesit të ri përmes reflektimit, bashkëpunimit dhe hetimit të përbashkët.[4]

Cilësitë e mentorëve

Sipas udhëzimeve të Hawai'it për programet e mentorimit të mësimdhënësve, mentori duhet të ketë idealet dhe ekspertizën e profesionit të mësimdhënies, të cilat ndahen me mësuesin e ri.

Përvojat e Hawaii-t në mentorim ka identifikuar cilësitë esenciale të mëposhtme të mësuesve të mentorëve:

  1. Një varg aftësish ndërpersonale për të përshtatur një shumëllojshmëri të takimeve dhe situatave profesionale.
  2. Njohuri të mira pune për një repertor të metodave të mësimdhënies, modalitetet alternative të mësimit, dhe stilet e mësimdhënies dhe të nxënit që ndikojnë në arritjen e nxënësve.
  3. Aftësi për të përdorur procese stërvitore që nxisin vetë-drejtimin dhe vetë-përgjegjësinë e mësuesit fillestar.
  4. Aftësitë e komunikimit efektiv që lehtësojnë rritjen e punonjësit të ri dhe akomodojnë nevojat emocionale, sociale dhe njohëse të punonjësit.
  5. Kuptimi i fazave të zhvillimit të mësimdhënësve brenda kontekstit se si të mësojnë të rriturit.[4]


Ekzistojnë tri lloje kryesore të mentorëve:

'Mentori i organizatës '  është ai i cili vepron si një udhërrëfyes, dhe këshilltar në faza të ndryshme të karrierës së dikujt, duke i mbështetur në vitet e tyre si fillestar , në zhvillimin formal për pozitat e larta drejtuese e deri  në pension.

'Mentori i kualifikimit' është ai i cili kërkohet nga një shoqatë profesionale ose emërohet nga  një agjenci e sponsorizuar nga qeveria për të udhëhequr një kandidat nëpërmjet programit të studimit të tyre, për kualifikim profesional ose për një Kualifikim Kombëtar Profesional.

"Mentori i komuniteti",është ai i cili vepron si mik, ekspert ose këshilltar për individët në një gamë të gjerë situatash ku individi mund të jetë në disavantazh ose në një pozicion të vështirë.[5]

Përfitimet

Caktimi i mësuesve me përvojë për të udhëhequr dhe mbështetur mësuesit e fillestarëve siguron zhvillim të vlefshëm profesional për mësuesit e rinj. Charlotte Danielson (1999) gjeti se mentorimi ndihmon mësuesit fillestar të përballen me sfidat e tyre të reja, përmes aktiviteteve reflektuese dhe bisedave profesionale, ata përmirësojnë praktikat e tyre të mësimdhënies pasi marrin përgjegjësinë e plotë për një klasë. Danielson gjithashtu arriti në përfundimin se mentorimi nxit zhvillimin profesional të mësuesve të rinj dhe mentorëve të tyre. Në një analizë të efekteve të Programit Fillestar të Inkurajimit të Mësuesve në New Brunswick, Kanada, i cili u zhvillua nga departamenti i arsimit të krahinës, shoqata e mësuesve dhe Universiteti i New Brunswick, Neil H. Scott (1999) zbuloi se 96 përqind e mësuesve fillestar dhe 98 mësues me përvojë në studim mendonin se ata përfitonin nga programi. Mësuesit me përvojë ishin veçanërisht entuziastë sepse besonin se mentorimi i lejonte ata të ndihmonin të tjerët, të përmirësonin veten, të merrnin respektin, të zhvillonin kolegjialitetin dhe të përfitonin nga idetë dhe energjia e freskët e mësuesve të rinj. Siç tregon Christine Hegstad (1999), përfitimet e mentorimit janë të lidhura me karrierë dhe me përfitimet psikosociale.[6]

Dhjetë këshilla për një marrëdhënie të suksesshme mentor-i mentoruar

Redakto
  1. Caktimi i një orari të takimeve që i përshtatet edhe mentorit edhe të mentoruarit.
  2. Takimet kërkojnë vend profesional dhe pa ndërhyrje potenciale.
  3. Mbajtja e takimeve të rregullta mes mentorit dhe të mentoruarit është mënyra më e mirë    për mbajtjen e dy palëve të angazhuara.
  4. Caktimi paraprakisht i datave të rregullta për takime në mënyrë që të dy palët të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur plotësisht.
  5. Synimi për takime cilësore, jo sasiore.
  6. Edhe mentori edhe i mentoruari duhet të jenë në dispozicion që, ndërmjet takimeve, të kontaktojnë edhe me telefon ose përmes e-mailit kur është e nevojshme.
  7. Shprehja e interesimit dhe përkushtimit për marrëdhënien (më shumë me veprime sesa me fjalë) duke arritur në kohë dhe të përgatitur në takime, duke u përgjigjur me kohë në emaila dhe në mesazhe telefonike dhe duke shfaqur respekt dhe transparencë.
  8. Kuptimi se ndërtimi i mirëbesimit kërkon kohë dhe përkushtim nga të dy palët.
  9. Të qenurit kurioz dhe mos hezitues për t’i parashtruar pyetje njëri-tjetrit gjatë takimeve.
  10. Mentorimi është “rrugë dykahëshe” – sigurimi që të dy palët t’i përdorin takimet si mundësi për të nxënë.[7]

Mentorimi në shekullin XXI

Redakto

Ndryshimet e fundit në shoqëri kërkojnë një diskutim më të përpikët në lidhje me rolin e mentorimit në vendin e punës të shekullit të 21-të. Në shumë mënyra, nevoja për një program mësimor të artikuluar dhe të qëllimshëm nuk ka qenë kurrë më e theksuar. Rënia ekonomike ka tronditur stabilitetin e profesioneve dhe evolucioni i shpejtë i teknologjisë ka çuar në një nevojë të vazhdueshme për t'u përshtatur brenda vendit të punës. Gjithnjë e më shumë, kjo gjendje do të ndryshojë ndjeshëm me kalimin e kohës, duke i bërë punonjësit të pranojnë aftësi të reja ose të kërkojnë udhëzime nga profesionistë të tjerë.

Kultura e re digjitale, e rrënjosur në ndërtimin dhe ndarjen e përmbajtjes me kolektivin, ka lejuar individët e vetëm të kultivojnë identitetin e tyre si ekspertë në këtë fushë duke shkëmbyer këshilla dhe burime për një komunitet të pasuesve, ose duke ndërtuar rrjete rreth ekspertizës së përbashkët . Nga ana tjetër, këto web faqe ofrojnë kolegëve një vend për të gjetur informacion, një emër për të kërkuar  këshilla, ose një model për të ndihmuar në karrierën e tyre.

Prandaj, mentori i shekullit XXI nuk ka nevoje të takojë ballë për ballë të mentoruarin apo të vëzhgojë drejtpërdrejt  ndikimin e tyre në një komunitet.[8]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Moduli 2 per TMNSH-MENTORIMI i ofruar nga projekti EU IPA 2009 "Trajnimi i mësimdhënësve dhe ndërtimi i kapaciteteve të komunave dhe drejtorë të shkollave"". TMNSH-MENTORIMI. 2015-02-17. doi:10.5474/snapsee-wp4-sq. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Farren Ph.D., Caela. "Eight Types of Mentor: Which Ones Do You Need?" (PDF). MasteryWorks. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 korrik 2015. Marrë më 13 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "https://www.nap.edu/read/5789/chapter/2#7". {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "https://www.nmu.edu/Webb/ArchivedHTML/UPCED/mentoring/docs/Role-mentor.pdf" (PDF). {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Coaching and Mentoring: Practical Methods to Improve Learning". Work Study. 49 (6). 2000–2011. doi:10.1108/ws.2000.07949fae.002. ISSN 0043-8022. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "https://www.education.vic.gov.au/Documents/school/teachers/profdev/Reflectiveguidetomentoringschools.pdf" (PDF). {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "https://www.giz.de/expertise/downloads/giz2013-alb-seminari-7.pdf" (PDF). {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ "https://www.educause.edu/careers/special-topic-programs/mentoring/about-mentoring". {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)