Meze me patëllixhan dhe spec të kuq
Për 2 veta duhen :
- 2 patëllxhanë,
- 2 speca të kuq,
- 2 thelbinj hudhrash,
- një grusht me arra të copëtuara,
- gjysmë tufe majdonoz,
- kripë,
- vaj ulliri,
- uthull,
- piper i zi (sipas dëshirës).
Se pari piqini patëllxhanët dhe specat mbi sobë. Hiqjani lëkurat. Më pas futini në robot së bashku me arrat e copëtuara, hudhrat e grira, majdanozin, vajin, uthullën, kripën dhe piperin dhe përzinin mirë derisa të përftoni një masë homogjene. Sallata është gati.