Migjeni, arkitekt i nëndheshëm i qiellit

Migjeni, arkitekt i nëndheshëm i qiellit libër me Autor Moikom Zeqo. Shtëpia Botuese "Erik", Tiranë 2011. Faqet e librit 206.

Libri i Moikom Zeqos është një formë e re e studimit, e konceptimit dhe e vlerësimit sipas një optike cilësore dhe universale e veprës migjeniane. Ky është libri ku konceptualiteti krijues i Migjenit skalitet për të bërë të mundur një komunikim shpirtëror, gati përtej kohës dhe hapësirës, për të gjithë lexuesit pa përjashtim.