Mihal Duri (Erind, 1916 - Domje, 1942) ka qenë veprimtar antifashist, u nderua pas vdekjes me titullin Hero i popullit.

Në vëllimin "Retë dhe gurët: Intervistë me vetveten" Petro Marko e përshkruan se si burgosën Mihal Durin gjatë kohës kur Marko ishte në burg nga maji i 1940 gjer në marsin e 1942.[1] Në fillim të vitit 1941 shtypte traktet e Grupit Komunist të Korçës që shpërndaheshin në Tiranë.[2]

U vra më 1942 në Domje të Tiranës në një shkëmbim zjarri me autoritetet fashistët.

Referime

Redakto
  1. ^ Marko, Petro (2000). Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët). Tiranë: OMSCA. fq. 330. ISBN 99927-40-33-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 102. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)