Domje është një fshatbashkinë Vorërrethin e TiranësShqipërisë.

Domje
Popullsia
 • Gjithsej2.600

Domja për nga popullsia është një fshat me rreth 2600 banorë. Shtrihet 7-8 km largësi ne veriperëndim te kryeqytetit, ne te djathte te superstradës Tirane–Durrës e vendosur ne 7 kodrina te gjelbëruara qe nuk i kalojnë 100 m lartesi mbi nivelin e detit dhe ne një gjatësi rreth 2 km ndermjet hekurudhes Tirane–Durrës dhe Lanes. Kufizohet ; Veri - Lana (Bashkia Kamez) Jug - Hekurudha Tirane-Durres ( Bashkia Tirane) Lindja - Laknas (Bashkia Kamez) Perendim - Berxulle (Bashkia Vorë)

Historiku

Para viteve 50 ne fshatin Domje banonin vetëm 10 familje, disa vendas e nje pjese prej tyre te ardhura nga fshatrat përreth, te cilat merreshin me bujqesi private nga tokat e dhëna nga reforma agrare. Fiset e para, banor te Domjes ishin : Allmeta, Gjoka, Lleshi, Shtraza, Maloku, Murati, Sula dhe Mici. Sipas thenjeve, kodrat e Domjes ne shekullin e xv kane qene te banuara, me ndërtime te ngjeshura dhe nga një termet ose zjarr, fshati u dëmtua tërësisht, ndaj dhe mori toponimin “dom” qe ne dialektin vendës do te thotë” dem”. Vendasit qe heret e kane quajtur Dome, ndërsa me vone u transformua ne Domje. Kjo mund te ketë një baze te vërtete mbasi, gjate germimeve 70-80 cm thellësi kudo gjenden copa qeramikash te vjetra. Qe nga shuarja si fshat, si duket për shkak te paragjykimeve nuk është populluar për shekuj me radhe. Me qene se ne këtë fshat ne vitet 50 kane banuar vetëm 10 familje te veçanta, tregon se fshati është populluar nga këto familje pas viteve 30 duke vendosur shtëpitë ne çdo kodër një familje. Fusha kryesisht ishte moçalore, ne disa zona e mbuluar me pyje, ndesa zona kodrinore ishte pothuaj e zhveshur nga bimësia me përjashtim te disa pemëve te egra dhe caracëve. Rruga automobilistike nuk ekzistonte, pervecse disa rrugicave ku kalonin qerret qe tërhiqeshin nga qete ku ne dimër bëheshin te pakalueshme nga balta. Kryesisht rrugët këmbësore ishin krijuar sipas erozionit qe kishin shkaktuer rrjedhjet e ujërave. Poshtë ne fushe kalonte një kanal me gjerësi 2 m dhe thellësi 1,5 m qe quhej Lane e cila përcillte ujërat e zeza te kryeqytetit dhe banoret e kalonin atë me ura te improvizuara. Me vërshimet e ujërave gjate dimrit, shtrati I Lanes filloi te hapej duke rrëmbyer tokat përreth duk zgjeruar dhe thelluar shtratin deri ne 50 m gjerësi dhe 4-5 m thellësi. Me devijimin e saj, rreth viteve 70 u be pyllëzimi gjate gjithe gjatesise me drure te ndryshëm, duke krijuar një kurore te gjelbert te fshatit Domje, por kjo nuk zgjati shume pasi ne vitet 90 u pre dhe u zëvendësua me ndërtesa banimi. Gjate dimrit, fusha përmbytej nga shirat pasi Lana dilte nga shtrati, ndërsa gjate verës mbyllej për tu përdorur për vaditjen e tokave përreth. Për shkak te përmbytjeve tokat ishin shume pjellore. Ne vitin 1953 filloi popullimi I fshatit me familje te ardhura nga veriu I vendit, kryesisht nga Kukesi dhe Dibra te cilet, fillimisht i vendosen shtëpitë ku te mundnin duke ndërtuar me mjete rrethanore dhe te ndihmuar nga fshataret me argat. Familja e pare qe ka ardhur ne Domje është ajo e Abaz Jates ne vitin ne 1948, pastaj ne vitin 1953 Ramadan Tota,Sule Baja,Idriz Tusha , ne vitin 1954 Dalip Marku, Ymer Marku dhe Dali Baja, dhe me pas Totet dhe Drazhet etj. Për te siguruar bukën filluan te bejne shpyllezime per te hapur toka te reja. Krytari I pare I këshillit te fshatit ka qene Qazim Mici (Quqi) edhe ne vitin 1964 u zgjodh Rustem Drazhi deri ne vitin 1969. Nga ky vit e deri ne vitin 1984 kryetar këshilli për fshatin ka qene Dan Marku. Deri ne këtë periudhe fshati Domje ka qene model I solidaritetit midis familjeve, qetësisë dhe pastërtisë se fshatit, një model i qeverisjes vendore, por ne varfëri te skajshme. Ne vitin 1957 u ngrit kooperativa bujqësore me rreth 50 familje dha pas keti viti u nderpre ardhja e familjeve te tjera. Ne atë kohe mbillej vetëm drithëra buke dhe duhan, te gjithë punimet beheshin me krahë. Ne fshat kishte vetëm një shkolle fillore me dy klasa kolektive e vendosur ne një ndetese te vjetër ku sot gjendet shtëpia e banorit Nazif Mani. Mësuesit e pare ishin, Hasan Reso, Adile Cocoli, Qerim Lama dhe Sofika Noci. Ne vitin 1962 me kontributin e fshatit u ndërtua kabina elektrike ku është edhe sot dhe fshati mori drite elektrike ne vëren e vitit 1963. Ne vitin 1969 po me kontributin e fshatit u ndërtua ujësjellësi I një pjese te fshatit nga uji i selites lidhur ne tubacionin e Durrësit vetëm për çezma publike. Deri ne vitin 1964 fshati Domje qeverisej nga “Lokaliteti” me qendër ne qafe te Kasharit ku sot është spitali. Ne vitin 1964 u krijua kooperativa e bashkuar me Laknasin dhe Berxullin dhe ne vitin 1970 këto iu bashkuan ndërmarrjes bujqësore Kamez deri ne vitin 1993 kur kjo u likujidua. Me hyrjen e fshatareve ne ndërmarrjen bujqësore mori fund dhe prona private e tyre, gjendja ekonomike e fshatareve u rrënua. Ne vitin 1987 fshati Domje ka pasur 77 familje. Pas vitit 1990 si rezultat I zhvillimeve demografike fshati Domje është ripopulluar me se shumti nga zonat e veriut te vendit. Sot ky fshat ka rreth 800 familje me rreth 2600 banore, dhe si rezultat I rritjes se popullsisë, për përmirësimin e nivelit te qeverisjes vendore u krijuan fshatrat Domje nr. 1 Domje nr. 2 dhe Domje-fushe me kryetare fshatrash ne vete.


Shih edhe

Redakto