Mihal Ikonomi
Mihal Ikonomi shqiptar ortodoks. Mihal Ikonomi ka lindur në Kavajë më 1918. Mësimet e para i mori në Elbasan. Në vitin 1929 shkoi për të ndjekur seminarin arbëresh të Grotaferratës në Romë. Më pas u kthye në Tiranë, ku përfundoi seminarin më 1936. Gjatë viteve 1937-1941 Mihal Ikomoni kreu studimet e larta teologjike në Rumani. Pasi u kthye në atdhe filloi punë si mësues i gjuhës shqipe. Mihal Ekonomi është marrë me studime në fushën e teologjisë dhe gjuhësisë. Ndër to mund të përmendim: Historia e pedagogjisë, Herezi të nënkuptuara në prologun e Ungjillit të IV, Sinodhi III Ekumenik, pastërtia si shkallë e rojtjes mistike, Autonomi dhe Autoqefali, Fan Noli si përkthyes kishtar, Jan Kukuzeli nga Durrësi, Emra homerikë etj.