Mihal Popi
Mihal Popi u lind në Shkodër, më 7 nëntor të vitit 1909 dhe vdiq më 19 shtator të vitit 1979, ishte fotograf dhe aktor i njohur shqiptar.
Mihail Popi aktivitetin e tij artistik e filloi në teatër në vitin 1924 në Tiranë, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral në vitin 1932, pranë kinema “Gloria”-s, ku interpretoi disa role së bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefën, Hasan Reçin etj. Gjatë pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor në Radio Tirana. Në vitin 1945 është ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku shkëlqeu që në rolet e para. Ka interpretuar mbi 40 role, ku ndër më të suksesshmit janë roli i prefektit Qazim Mulleti tek “Prefekti”, i Anton Antonoviçit tek “Revizori”, ai i Falstafit tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, i Zhurdenit tek “Borgjezi fisnik”, i senatorit Lington, etj. Ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit". Më 1966 del në pension, por nuk u shkëput nga skena. Ka interpretuar bukur në disa filma artistikë si dhe në estradën e shtetit.
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.