Mihallaq Andrea
Mihallaq Andrea ka lindur në qytetin e Korcës në 17 Korrik 1949. Kariera e tij muzikore ka filluar që në moshë të vogël. Kur ishte vetëm 14 vjec ai ka krijuar këngën e tij të parë, me tekstin e një të panjohure. Duke akorduar kitaren e tij në "sokakun" e shtëpisë, një e panjohur kalon me një tekst në dorë dhe i thotë: "Kam një tekst për ty, e bën dot këngë?", kjo këngë është edhe ndër më të njohurat e kantautorit. Që prej asaj dite ai i është kushtuar krejtësisht muzikës korcare e vecanërisht serenatave, për t’u bërë më pas me zërin e tij të ëmbël, melodioz dhe krejtësisht të vecantë, pjesë e pandarë e serenatave në Korçë. Krijimet e tij u bënë hite gjatë kohës së diktatures dhe këndoheshin kudo, deri në momentin që sistemi i asaj kohe i ndaloi të drejtën për të krijuar dhe kënduar me pretekstin se ishte muzikë "dekadente". Megjithatë ai nuk reshti kurre së krijuari dhe kënduari. Me rënien e rregjimit komunist ai rifilloi aktivitetin e tij muzikor. Këngët e tij vazhdojnë të mbeten ndër më të bukurat e më të njohurat edhe në ditet e sotme.Gjate karrierës së tij Mihallaq Andrea numëron ne repertorin e tij më shumë se 500 tekste e këngë, gjithashtu ai ka nxjere në treg pesë albume muzikore. Ai është cilësuar si "këngëtari i dashurisë", "Princ i Serenatave" dhe si ikona e serenatës korçare. Mihallaq Andrea ka një karrierë të pasur muzikore si kantautor dhe së fundi ka botuar tre romane: "Historia e njeriut me kirare, Doreshkrimi i pambaruar" , "Margarita" dhe "Deputeti". Mihallaq Andrea është dekoruar me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut të Korçës” dhe "Mjeshter i Madh" nga ish-presidenti i Republikës Shqiptare Bujar Nishani.
Mihallaq Andrea është i martuar me bashkëshorten e tij Irena dhe kanë dy fëmijë Klaudia dhe Kristi.