Mikaela Minga

This is the stable version, checked on 2 qershor 2022. 1 pending change awaits review.

Mikaela Minga (PhD) është etno/muzikologe pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë.

Lindur në Korcë në 1983, Minga është vajza e kompozitorit Josif Minga.

Gjithashtu, ajo është pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve për lëndët: Muzika dhe filmi, si dhe Jazz dhe popular music. Fusha kërkimore e saj përfshin muzikat e shekullit XX (qofshin ato tradicionale, popular dhe ato artistike), me një focus specifik ndaj praktikave muzikore urbane në Shqipëri dhe Mesdhe, muzikës së filmit, si dhe dinamikave të muzikëbërjes në regjimet diktatoriale. Ajo është autore e disa monografive si: Luciano Berio dhe Folk Songs, 2008; Spanja Pipa e la canzone urbana di Korça, 2015 (me bashkë-autor Nicola Scaldaferri), Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, 2020; albumit muzikor Aromanian songs from Drenova/Këngë arumune të Drenovës, 2018 (përgatitur në bashkëpunim me Josif Mingën) dhe të një sërë artikujve e eseve.