Millunka Saviq
Milunka Savić (lindur në 28 qershor 1892 - 5 tetor 1973) ishte një heroine lufte serbe e cila luftoi gjatë luftërave ballkanike si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Sipas burimeve serbe, ajo është një prej grave ushtarake më të dekoruara në historinë e luftës. [1]
Karriera ushtarake
RedaktoSavić lindi në 1892, në fshatin e Koprivnicës, pranë Raška, në Serbi. Në 1913, vëllai i saj mori një thirrje për t'iu bashkuar si ushtar Luftës së Dytë Balllkanike. Ajo vendosi të shkojë në vendin e tij - duke prerë flokët e veshur rrobat e djemve - ajo u bashkua me ushtrinë serbe. Ajo u përball me luftën menjëherë dhe fitoi medaljen e saj të parë si dhe u promovua duke u dërguar në luftën e Bregalnicës. E përfshirë në luftë, ajo mori shumë plagë dhe vetëm atëherë teksa ishte duke u shëruar prek tyre në spital, u zbulua gjinia e saj e vërtetë.
Nderimet ushtarake
RedaktoAjo u nderua me disa dekorata si përshembull dekorata franceze “Legion of Honour”, të cilën e mori dy herë.
Jeta pas ushtrisë
RedaktoAjo u çmobilizua nga ushtria në 1919,dhe refuzoi një ofertë për të lëvizur drejt Francës, ku ajo ishte adapte për të marrë një pension të majmë nga ushtria franceze. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi të jetojë në Beograd dhe gjeti punë si punonjëse pranë postës. Në 1923 ajo u martua me Veljko Gligorijević, të cilin e takoi në Mostar, duke u divorcuar menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre Milena. Ajo gjithashtu adoptoi tre vajza të tjera. Në periudhën midis dy luftërave, Milunka u harrua nga publiku i gjerë. Ajo punoi më pas në disa pozicione të keqpaguara deri në 1927, pas së cilit ajo u punësua si pastruese në Bankën shtetërore “Mortgage”. Tetë vite më vonë ajo u promovua tek zyrat e pastrimit të Gjeneralit të Përgjithshëm.
Gjatë pushtimit gjerman të Serbisë në Luftën e Dytë Botërore, Milunka refuzoi të marrë pjesë në një banketë të organizuar prej Milan Nedić, me pjesëmarrjen e gjeneralëve dhe oficerëve gjermanë. Ajo u arrestua dhe u mor në kampet e përqëndrimit në Banjica, ku dhe u burgos për dhjetë muaj.
Pas ardhjes së socializmit në 1945, asaj iu dha një pension shtetëror, si dhe vijoi të jetonte në shtëpinë e saj në lagjen Voždovac në Beograd. Në fund të viteve 50' vajza e saj u shtrua në spital, teksa ajo jetonte në një shtëpi në rrënoja në Voždovac së bashku me tre fëmijët e saj të adoptuar: Milka, një fëmijë i braktisur pranë një stacioni hekurudhor në Stalac; Radmila-Višnja; dhe Zorka, një vajzë nga Dalmatia. Më vonë, ajo mori pjesë në festimet e jubiles duke veshur medaljet ushtarake, ku dhe oficerë të tjerë ushtarak folën me të dhe dëgjuan rreth akteve të saj kurajoze. Lajmi u përhap dhe më në fund ajo arriti të njihej gjerësisht. Në 1972 presioni nga publiku dhe një artikull në gazeta që theksonte vështirësitë e saj financiare i siguruan një apartament të vogël nga Bashkia e qytetit të Beogradit.
Ajo vdiq në Beograd në 5 tetor 1973, në moshën 81 vjeçare, si dhe u varros në Novo groblje. Një rrugë në Beograd ka marrë emrin e saj në shenjë nderimi.
Referime
Redakto- ^ "Pred Milunkom su i generali salutirali". 2009. Marrë më 2012-09-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)