Mimoza Koka
Mimoza Koka është profesoreshë në Universitetin Bujqësor Tiranë dhe ka një përvojë të gjatë akademike.[1]
Biografia
RedaktoGradën “Doktore e Shkencave”, Mimoza Koka e ka mbrojtur në vitin 2008 me temën Motivimi dhe fenomeni i rrjedhjes së trurit në Shqipëri. Mban titullin “Profesore e Associuar” që prej vitit 2015. Është e specializuar në Makroekonomi, Menaxhim-Administrim, Banking, Analiza Ekonomike Financiare, Analiza Socio-Ekonomike, etj. Gjithashtu është lektore në modulet “Makro ekonomi” dhe “Bazat e Ekonomisë”.
Para përvojës akademike ka punuar në Bankën e Shqipërisë, kryesisht në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare. Ka kryer specializime në fushën e bankingut dhe politikës monetare në SHBA, Austri, Poloni, Slloveni, Çeki, Bullgari, Egjipt, etj. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është autore tekstesh mësimore, monografive, si dhe të fjalorit të termave makroekonomikë. Ka botuar një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.
Është anëtare e Institutit Alb-Shkenca që prej vitit 2008 dhe ka drejtuar në vazhdimësi dhe me sukses sektorin financiar të institutit, si dhe ka kontribuar në drejtimin e seksionit të ekonomisë.[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Mimoza Koka | Google Scholar | Albanian National H-index Ranking". Al H-index Com. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2024. Marrë më 2024-11-10.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 75, ISBN 9789951518208
- ^ "Mimoza Koka". Universiteti Bujqësor i Tiranës. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2024. Marrë më 2024-11-10.