Mimoza Sali
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mimoza Sali ka lindur me 10 prill 1973 në Durrës, Shqipëri. Ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe, më pas, ka përfunduar studimet e larta për Multikulturat në Itali. Punon për të drejtat e emigrantëve në Itali, gjithashtu, gazetare në gazetën kulturore “di tutti i kolori” dhe në “gazetta d'Alba” në Cuneo. Në 1996 ka botuar në Itali, një libër me poezi italisht “il vento della fortuna”, ndërsa në Tiranë - Albania, boton librin me poezi në tre gjuhë: “Lëkura e Gjarprit” shqip, italisht, anglisht. Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali, gjithashtu është vlerësuar me çmimin e parë, në takimin e poeteshave të diasporës, maj 2009 në Kosovë. Gjithashtu, aktore në trupën e Teatrit privat në Kuneo.
Ka marrë pjesë në Antologjinë poetike “Itaka e fjalës”, me poetë të ikur nga Shqipëria, Toena-2007. Është Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, me qendër në Athinë, prej vitit 2008.
Lidhje të jashtme
Redakto- Më shumë informacion Mimoza Sali: Poezi [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) Stampa:It