Ministria e Drejtësisë është sektor i qeverisë. Roli dhe misioni i Ministrisë mbështetet në dispozitat ligjore, përkatësisht në Nenin 18 (1) (Shtojca 1) të Rregullores së Qeverisë nr. 02/2011 [1] për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe dispozitave tjera në fuqi nga të cilat rrjedhin këto funksione dhe përgjegjësi, si në vijim:

  • Zhvillon politikën brenda fushës së saj të përgjegjësisë, mundëson përgatitjen dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë;
Ministria e Drejtësisë e Kosovës
ShkurtesaMD
Llojiministri qeveritare
SeliaNdërtesa e Qeverisë
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
shqip, serbisht
Ministër
Albulena Haxhiu
Organizata amë
Qeveria e Kosovës
Faqja në internethttps://md.rks-gov.net/
  • Menaxhon çështjet administrative, financiare dhe buxhetore të Ministrisë;
  • Ushtron mbikëqyrje ekzekutive mbi tërë shërbimin korrektues dhe shërbimin sprovues, në pajtim me dispozitat në fuqi;
  • Zhvillon dhe zbaton politika për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në pajtim * ligjin në fuqi;
  • Ushtron përgjegjësitë në kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, shfrytëzimin e ndihmës dhe të ekspertizës së personelit përkatës, si dhe të specialistëve të tjerë, në pajtim me dispozitat në fuqi
  • Ushtron përgjegjësitë për çështjet që kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore dhe hulumtimin e krimeve të luftës në pajtim me dispozitat në fuqi;
  • Ofron ndihmë juridike ndërkombëtare;
  • Përfaqëson autoritetet publike në procedurat gjyqësore dhe të arbitrazhit;
  • Ofron mbështetje me ekspertë në përgatitjen e marrëveshjeve të Qeverisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
  • Mbikëqyr sistemin e noterisë, ndërmjetësimit dhe provimin e jurisprudencës;
  • Ruan dhe administron pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokurorinë, gjykatën, apo organet tjera kompetente, në pajtim me ligjin në fuqi;
  • Kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

Lidhje të jashtme

Redakto

https://md.rks-gov.net/

  1. ^ https://md.rks-gov.net/