Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës

Themelimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës gjen bazë juridike në implementimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/53 të datës 20 dhjetor 2005 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të IPVQ-ve të Kosovës (shtojca XVI).

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës
ShkurtesaMPB
Llojiministri qeveritare
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
shqip, serbisht, anglisht
Ministër
Xhelal Sveçla
Organizata amë
Qeveria e Kosovës
Faqja në internethttps://mpb.rks-gov.net/

Fillimisht, korniza e autorizimeve të MPB-së në sferën e sigurisë dhe punëve të brendshme ishte definuar në bazë të të ashtuquajturit "transfer të hershëm të kompetencave".

Si rezultat i punës së gjithëmbarshme në MPB dhe në veçanti të politikave zhvillimore të Ministrisë të Punëve të Brendshme, të cilat ishin në baza parimore dhe në kuadër të kornizës së paraparë, është bërë i ashtuquajturi "transfer i vonshëm i kompetencave" me hyrjen në fuqi të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/26, të datës 27 prill 2006, në shtojcën XVI[ii].

Me këtë fillon bartja e kompetencave në drejtim të SHPK-së : "Mbikëqyrë Shërbimin Policor të Kosovës, me autorizimin e PSSP-së, duke vepruar përmes Komisarit të Policisë dhe pa ndërhyrë në veprimet e Shërbimit Policor të Kosovës dhe në zbatimin e hetimeve penale".

Lidhje të jashtme

Redakto

https://web.archive.org/web/20180203163733/https://mpb.rks-gov.net/