Olimbia ose Olimpia, nëna e Aleksandërit të Madhe . E cila ishte Epirote.

Olympia


Origjina

Redakto

Gruaja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh Olimpia vinte nga Epiri nga qyteti i Dodnes. Olimpia ishte e bija e Neoptolemit I, mbreti i Molosëve, një fis në Epir, dhe motër e Aleksandrit I Molosi. Familja e saj i përkiste familjes mbretërore Molose, që rridhte nga Eakidët dhe Pirro Neoptolemi, djali i Akilit. Me sa duket, ajo u quajt fillimisht Polyxena, si e përmend Plutarku në vepren e tij "Moralet", dhe ndryshoi emrin e saj në Myrtal para martesës së saj me Filipin II të Maqedonisë, emër që u lidh me një kult misterioz të panjohur. Më vonë Mirtali u quajt Olimpia, emër që ia vuri vetë Filipi. Edhe ky emër rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimpia ishte shumë e bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimpias nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Olimpia ishte emri i tretë nga katër emrat me të cilat ajo ishte e njohur, ndoshta duke marrë atë si një njohje e fitores së Filipit në Lojrat Olimpike të 356 para Krishtit, që përkoi me lindjen e Aleksandrit. Ajo u quajt përfundimisht Stratonice, që ishte ndoshta një epitet që iu vu Olimpias pas fitores së saj mbi Eurydiken në 317 para Krishtit.

Kur Neoptolemi I vdiq, në 360 para Krishtit, vëllai i tij Arybba e pasoi atë në fron. Në vitin 358 para Krishtit, Arybba bëri një traktat me mbretin e ri të Maqedonisë, Filipi II, dhe Molosët u bënë aleatë të maqedonasve. Aleanca u forcoi me një martesë diplomatike, kur Olimpia u bë gruaja e Filipit në vitin 357 para Krishtit dhe, rrjedhimisht, mbretëresha e Maqedonisë. Philipi u dashurua me të në Olimpiadë kur të dy ishin të inicuar në misteret e Cabeiritëve në shenjtëroren e Zotave të Mëdhenj, në ishullin e Samotrakës. Në verën e vitit 356 para Krishtit, Olimpia lindi fëmijën e saj të parë Aleksandrin. Në Greqinë e lashtë njerëzit besonin se lindja e një njeriu të madh shoqërohej me shenja. Siç përshkruan Plutarku, një natë para martesës së tyre, Olimpia pa në ëndërr se një rrufe ra mbi barkun e saj dhe një zjarr i madh u ndez, flakët e tij u shpërndanë përreth dhe pastaj u shuan. Pas martesës, Filipi pa në ëndërr se ai kishte vënë një vulë mbi barkun e gruas së tij, vula kishte figurën e një luani. Interpretimi i Aristandrit ishte se Olympia ishte shtatzënë me një djalë që do të jetë i guximshëm si një luan. Filipi dhe Olympia gjithashtu kishin një vajzë, Kleopatra.

Martesa e tyre ishte shumë e stuhishme. Paqëndrueshmëria e Filipit dhe xhelozia e Olimpias kishte çuar në një ftohje në rritje.Gjërat morën edhe më keq në 337 para Krishtit, kur Filipi u martua me një grua fisnike maqedonase, Kleopatra, e cila ishte mbesa e Attalit e cila pas martesës ndryshoi emrin e saj në Eurydike. Kjo shkaktoi tensione të mëdha midis Filipit, Olimpias dhe Aleksandrit. Olimpia së bashku me djalin e saj Aleksandrin shkoi në Epir, duke qëndruar në Molosi te vëllai i saj Aleksandri I, cili në atë kohë ishte mbret.

Në vitin 336 para Krishtit, Filipi forcoi lidhjet e tij me Aleksandrin I të Epirit duke i ofruar atij dorën e Kleopatrës në martesë, një fakt që çoi në izolimin e mëtejshëm të Olimpias pasi ajo nuk mund të mbështetej në përkrahjen e vëllait të saj. Megjithatë, Filipi u vra nga Pausania, truproja e tij personal, gjatë ceremonisë së martesë. Olimpia, që u kthye në Maqedoni, ishte e dyshuar se ka urdhëruar vrasjen e tij.

Olimpia më vonë urdhëroi vrasjen e Eurydikes dhe fëmijës së saj nga Filipi II, në mënyrë që të sigurojë pozitën e Aleksandrit si mbret i Maqedonisë. Gjatë fushatave të Aleksandrit, ajo mbante korrespondencë me të dhe mund të ketë ushqyer pretendimin e djalit të saj në Egjipt, që babai i tij nuk ishte Filipi por Zeusi. Marrëdhënia në mes të Olimpias dhe Aleksandrit ishte e perzemërt, por djali i saj e mbajti atë larg nga politika. Megjithatë, ajo ushtronte ndikim të madh në Maqedoni dhe i shkaktonte telashe Antipatrit, regjent i mbretërisë. Në vitin 330 para Krishtit, ajo u kthye në Epir dhe shërbeu si regjente me kushëririn e saj, Aeakidin, në shtetin epirot, pasi vëllai i saj Aleksandri kishte vdekur gjatë një fushate në Italinë e jugut.

Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në Babiloni, në vitin 323 para Krishtit, Roksana gruaja e tij lindi një djalë postum i cili ishte quajtur Aleksandër IV. Ky i fundit, së bashku me xhaxhain e tij Filipi III, gjysmë vëllai i Aleksandrit të Madh dhe me aftësi të kufizuara mendore, ishin subjekt i regjencës së Perdikës, i cili u përpoq të forconte pozitën e tij nga një martesë me Nikenë, bija e Antipatrit. Në të njëjtën kohë, Olimpia i ofroi atij dorën e vajzës së saj Kleopatra. Perdika zgjodhi Kleopatrën, e cila e zemëroi Antipatrin. Ai pushtoi Maqedoninë, rrëzoi Perdikën, dhe e shpalli veten regjent, por vdiq brenda vitit.

Polyperhon pasoi Antipatrin në 319 para Krishtit, si regjent, por Kasandri, bir i Antipatrit, i cili kishte kapur Filipin III, e largoi atë jashtë Maqedonisë. Polyperhon iku në Epir, duke marrë Roksanën dhe djalin e saj Aleksandrin IV. Në fillim, Olimpia nuk kishte qenë e përfshirë në këtë konflikt, por së shpejti ajo e kuptoi se në rast të sundimit të Kasandrit, nipi i saj patjetër do të humbiste kurorën. Si rezultat, ajo kërkoi ndihmë tek Polyperhon dhe me ushtrinë e tij dhe ushtrinë e kushëririt të saj Aeakidit bashkëpunuan për të pushtuar Maqedoninë dhe rrëzuar Kasandrin nga pushteti në 317 para Krishtit.

Ajo pushtoi dhe ekzekutoi Filipin III në tetor të atij viti, dhe masakroi shumë përkrahës të Kasandrit. Kasandri rrethoi Olimpian në Pydna dhe e detyroi të dorëzohej, edhe pse Polyperhon dhe Aeakidi u përpoqën ta ndihmojnë atë. Një nga kushtet e dorëzimit kishte qenë falja e jetës së Olimpias, por Kasandri e ekzekutoi atë, ndërsa Roksana dhe Aleksandri IV u vranë në fshehtësi. Ajo u soll në gjyq e akuzuar për ekzekutimet e tyre dhe u dënua pa u dëgjuar. Ajo u ekzekutua në 316 para Krishtit nga shokët e atyre të cilët ajo i kishte vrarë. Kasandri thuhet se nuk ka lejuar edhe ritet e varrimit të saj.