European Union Rule of Law Mission in Kosovo, EULEX Kosovo është një Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit. EULEX është misioni më i madh civil deri më tani i Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (ESDP). Synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.

Stema e misionit të EULEX-it në Kosovë

Fakte:

Personeli i përgjithshëm: rreth 3.000 (1.900 ndërkombëtarë, 1.100 vendor)

Buxheti: 205 milion euro për 16 muajt e parë

Shefi i misionit: Yves de Kermabon

Selia kryesore: Prishtinë, Kosovë

Shtetet kontribuuese: të gjitha shtetet e BE-së dhe Norvegjia, Zvicra, Turqia, ShBA-të dhe Kroacia. Mund të bashkëngjiten edhe shtetet e tjera.