Misto Shumeli (1 mars 1949 - 22 nëntor 1989) agronom dhe mësues shqiptar. Prof.Dr. Misto Shumeli lindi në fshati Kodër të Tepelenës, në një familje të nderuar autoktone, patriotike e atdhetare. Pasi kreu arsimin fillor dhe ate të mesëm, me shumë sakrifica, në Tepelenë, vazhdoi studimet e larta në sistemin pesëvjeçar në Fakultetin e Agronomise në Tiranë. Pas diplomimit, krahas emerimit në Fush - Krujë si specialist, ku punoi gjatë viteve 1973 - 1977, punonte edhe si pedagog i jashtëm në Katedrën e Hortikulturës. Në periudhën 1977 - 1989 punoi si pedagog në Fakultetin e Agronomisë, Instituti i Lartë Buqeëor Kamëz.

U nda nga jeta aksidentalisht, krahas shumë studentëve, pedagogëve dhe pilotëve, në ngjarjet e 22 nëntorit 1989 në Llogara. [1] [2] [3]


Burimet

Redakto
  1. ^ http://www.gazetadita.al/kujtimi-i-pashuar-i-profesor-misto-shumelit/
  2. ^ https://javanews.al/misto-shumeli-nje-humbje-e-madhe-per-arsimin-dhe-bujqesine-shqiptare-ose-buzeqeshje-qe-u-nderpre-ne-mes/
  3. ^ https://tirananews.al/30-vite-nga-tragjedia-e-llogarase-raporti-mbi-aksidentin-qe-la-pas-23-viktima/