Mit’hat Havari lindi në 1950 në Vlorë. Ka qenë i burgosur politik gjatë regjimit komunist në Shqipëri, nën akuzën e agjiturës kundër regjimit komunist. Më 21 dhjetor 1990, me vendim nr. 73, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e dënoi për "diversion, për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të shtetit", me 16 vjet burg. Ai lirohet nga burgu i Elbasanit në 10 prill 1991.[1] Ka qenë ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.[2]

Puna në Forcat e rendit

Redakto

Havari u angazhua në radhët e forcave të rendit, kryesisht në periudhën 1996-2000. Ai ka drejtuar disa komisariate e drejtori policie, si në Elbasan, në Berat e Shkodër para se të emërohej si polici i parë i Drejtorisë së Tiranës.[3] Në vitet 1992–1994 ushtron detyrën si kryetar i Degës së Rendit publik. Me gradën kryekomisar, Ka qenë drejtor policie në shumë qarqe në vend përshirë Tiranën, Beratin dhe Shkodrën.[4]

Hapja e dosjes

Redakto

Në 21 tetor 2019 Havari arriti të marrë dosjen e tij të Sigurimit të Shtetit, pas kërkesës së bërë pranë AIDSSH. Dosja 4171 me përmbajtje prej 215 faqesh nxorri në pah agjentët dhe operativët e Sigurimit të Shtetit që e survejuan atë. Materiali i dosjes përfshin edhe procesin gjyqësor që u zhvillua në dhjetorin e 1990.

Kjo dosje ishte hapur në vitin 1982 deri në fund të vitit 1990, vit kur Havari u arrestua në demonstratën antikomuniste të Elbasanit.[5]

Emrat e agjentëve

Redakto

Pas marrjes së dosjes, Havari ka bërë publike emrat e disa prej bashkëpunëtorëve që kishin punuar për dosjen e tij. Ja si shprehet ai në një prej intervistave: Nga bashkëpunëtorët e Sigurimit ishte “Artilieri” (ing. Ylli Riska), “Zjarrmëtari” (Qemal Xhangolli), “Dielli” dhe “Gëlqerja”, të dy të fundit i kam identifikuar kush janë: i pari doktor Berti, i dyti Enveri, të tjerët do t’i identifikoj më vonë. Emrat legalë që më kishin denoncuar me egërsi ishin: Nasi Dimitrovski, Irfan Tosku, Agim Shkëmbi, Fahri Shkëmbi, Refik Kurti, Robert Doka, Sihat Gjomemo nga Tragjasi i Vlorës, Lili Naçi, Xhevair Xhelali, Shefqet Balla dhe shumë të tjerë, shumica e tyre punonin aty në uzinën e çelikut, por dhe jashtë saj.[6]

Burimet

Redakto