Miu i murrmë i gjirizeve
Miu i murrmë i gjirizeve (Rattus norvegicus) është një nga gjitarët më të njohur në Europë. Ngjyra e gëzofit është e ndryshueshme, por zakonisht është e murrme dhe me shkëlqim. Dëmton të mbjellat dhe është bartës i shumë sëmundjeve të trasmetueshme tek njerëzit dhe tek kafshët. Ai është shumë pjellor dhe përshtatet lehtësisht ndaj ndryshimeve të mjedisit. Ky lloj gjitari mund të ngatërrohet lehtë me Miun e Zi (Rattus rattus) veçanërisht në jug. Kjo specie është më e pranishme në zonat e ngrohta dhe mund të ketë ngjyra të ndryshme pavarësisht nga emri.[1]
Miu i murrmë i gjirizeve | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | Rattus Kerr, 1792
|
Statusi
RedaktoNuk ka kërcënime madhore ndaj kësaj specieje. Meqënëse konsiderohet infekstues, popullatat e tij mbahen nën kontroll nga organet e shëndetësisë.
Përhapja dhe habitati
RedaktoNdonëse origjinën e ka nga Azia, ky mi është shpërndarë prej andej në të gjithë botën. Gjendet me shumicë në vendet e Europës Qëndrore dhe Veriore dhe mund të ndeshet në të gjithë rajonin tonë. Jeton kudo ku është njeriu dhe preferon zonat rurale dhe urbane.
Ushqimi
RedaktoHa gjithçka, konsumon çdo gjë të tretshme.
Sjellja
RedaktoMiu është një kafshë e shoqërueshme. Ai lëviz gjatë natës, është notar dhe gërmues i mirë. Folenë e ndërton me barëra, mbeturina e materiale të ngjashme, në vrimë ose në zgavër.
Cikli i jetës
RedaktoPjell deri në 5 herë në vit. Bën deri në 12 të vegjël, të cilët maturohen mbas 3-4 muajsh. Jetëgjatësia arrin deri në 3 vjet.
Zëri
RedaktoGërvimë
Referimet
Redakto- ^ All Along the Watchtowers