Monumenti Votiv ishte i Përkushtuar për Perëndeshen Dardane (Dea Dardanicae).

Vendgjetja u bë në: Smirë, Viti,në vitin 1988.

Daton nga viti 211.

Materiali është Mermer I Bardhë.

Përmasat e tij janë: (78x36x37)cm.

Monumenti është I punuar në të katër faqet.

Në të dy prej tyre është I skalitur mbishkrimi I njejtë, kurse në dy faqet tjera janë të skalitura dy fusha simbolike-ornamentale, të cilat përbëjnë labirintin rrethor dhe labirintin katërkendor.