Monumenti i Drashovicës

This is the stable version, checked on 10 korrik 2016. 1 pending change awaits review.

Monumenti i Drashovicës u ngrit në kohën e regjimit të mëparshëm i cili do të përjetonte dy luftëra të zhvilluara në kohë të ndryshme të ndarë nga njëra-tjera në një distancë prej 23 vjetësh. Monumenti është ngritur në rrugën e lumit të Vlorës, pra në udhën automobilistike Vlorë-Kurvelesh. Ai gjendet i pozicionuar rreth 30m nga ura e famshme e Drashovicës. Ura e Drashovicës përmendet në të dy luftërat që zhvilluan lebërit kundër pushtuesve në verën e vitit 1920 dhe në dimrin e vitit 1943. Kjo vepër monumentale e krijuar nga skulptorët shqiptarë u ndërtua e gjitha në bronx, ndërsa sheshi i saj dhe harku që lidh të dy faqet e historisë në një të vetme është ndërtuar me strukturë betoni. Ndërsa në të dy anët e kësaj strukture gjenden figura në basoreliev që tregojnë luftën për secilën kohë.