Morena Reka Ahmetaj
Morena Reka Ahmetaj (lindur Morena Reka më 20 Nëntor 1970 në Durrës, Shqipëri) është një këngëtare shqiptare. Njihet gjërësisht nga publiku shqiptar për pjesëmarrjen e saj në disa festivale dhe emisione televizive të fundit të viteve '80 dhe fillimit të viteve '90. Spikati për zërin melodioz dhe të fortë, tiparet e theksuara mesdhetare, prezencën e kuruar skenike dhe natyrën ritmike të këngëve që këndoi. Emigroi në New York gjatë valës së parë të migrimit pas rënies së diktaturës komuniste, ku vazhdoi profesionin e saj si këngëtare për vite me rradhe në dasma dhe evenimente të tjera të komunitetit shqiptar në Amerikë. Aktualisht banon familjarisht në Ohio me bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe tre vajza dhe një djalë. Si shumë këngëtare të gjeneratës së saj mbahet mend me nostalgji nga publiku shqiptar falë profesionalizmit të lartë që treguan në këndim.
Këngët
Redakto“Do Trokas”, me Genc Iliazi dhe Foel Grillo
“Jemi Zemra e Ç'do Moshe (Qeshu Rini)”, me Bledar Sejko dhe Redon Makashi
“Kur Vallëzojmë Tok (Atë Natë)”
“Kush Do Të Fitojë”, me Anila Tusha dhe Rubin Mati
“Puthja e Parë”, me Grupi Arting
“Puthmë Që Të Na Besojnë (Më Thuaj Po)”
“Pluralizmi (Shpresoj)”