Mos Hesht
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mos Hesht është vëllim poetik i autorit shqiptar Fatmir Terziu botuar nga Shtëpia Botuese "Sejko" në vitin 2000.Mesazhi i poezisë që përcillet në këtë vëllim është një simbolikë e njeriut intelektual, që është në opozitë me heshtjen. Simbolika, figurat letrare të pasura dhe ndërthurja e modernes me tradicionalen e bëjnë poezinë e ‘Mos Hesht’ një model për mënyrën e prezantimit poetik për lexuesin e të gjitha moshave. “Mos Hesht” është mesazhi intelektual poetik për të gjithë. ‘Ecje në Qelq’ është vëllimi i dytë poetik i Fatmir Terziut. Ai u përgatit në Londër dhe u botua në shtëpinë botuese ‘Silver’. ‘Ecje në Qelq’ është një metaforë që paraqet intrigën e konfuzitetin e ecjes njërëzore në një botë me emocione dhe ngarkesa psikoanalitike të mbarsura nga probleme jetike. Në vargun poetin të ‘Ecje në Qelq’ ka një tendencë moderne dhe frymëzim prej poezisë tradicionale.
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |