Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten Sprovë letrare me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2010. Faqet e librit 208. ISBN 978-99956-87-33-5
Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë. Nëpërmjet tij, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që rrihnin të kapnin përgjigjen për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë... Se çfarë kishte thënë Zoti dhe si e kishin kuptuar ata, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i pazbërthyer i çështjes.
"Ky libër nuk është as histori dhe as shkencë, por thjeshtë letërsi, dhe sprovë letrare", sipas Kadaresë. Sipas tij "ky libër u përket të gjithëve". Libri nis me sprovën "Rreth himnit të vjetër të shtetit" për të vazhduar më tej me "Enigma", "Mjegull,Prolog me djallin", "Dialog me Djallin dhe Zotin", "Pantomima e frikshme e Bronzit", "Gjergj Kastrioti kundër Arbrit", "Intermexo me dy vrasje në sfond", "Lëngatë në gadishull", "Tri gjendje të Kastriotit", "Epilog me Zotin".