Mozaiku me luftën e amazonave
Mozaiku me luftën e amazonave është gjetur në rrënojat e një banese në qytetin antik të Apolonisë. Ky mozaik si dhe të tjerët e kësaj banese janë vepra të fillimit të shek.III e.s., kur nis sundimi i dinastisë së Severeve. Në emblemën e madhe të tij, të rrethuar nga katër breza me motive gjeometrike, është paraqitur një kompozim prej katër grupe figurash shumëngjyrëshe mbi një sfond të bardhë. Grupet e figurave janë të lidhura njëra me tjetrën, duke filluar nga ai i Akilit me Pantasilenë e vrarë dhe duke përfunduar te grupi që tregon dy amazona, të cilat sulmojnë një luftëtar të rënë në gjunjë. Gati të gjithë fushën e mozaikut e zë emblema.
Ky artikull në lidhje me artin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |