Muharrem Cërabregu
Prof. Dr. Muharrem Cërabregu, gjeograf dhe hartograf shqiptar.
Biografia
RedaktoMuharrem Cërabregu lindi më 14.02.1945 në Pejë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme.[1] Fakultetin Filozofik, dega e Gjeografisë, e mbaroi në vitin 1968 në Prishtinë, ndërkaq studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore në Zagreb në vitin 1971. Po në këtë fakultet mbrojti edhe tezën e doktoraturës në vitin 1975 në fushën e hartografisë. Punën e tij profesionale e filloi si asistent në Fakultetin Filozofik, Seksioni i Gjeografisë, në vitin 1970, pastaj u zgjodh ligjërues, docent dhe në vitin 1982 profesor i jashtëm për lëndët Hartografia, Gjeografia Matematike dhe Aerokozmofotointerpretimi.
Si bursist i Fondacionit Fulbright, gjatë dy viteve shkollore (1977/78 dhe 1984/85) qëndroi në SHBA për specializim në fushën e hartografisë dhe aerokozmofotointerpretimit. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe profesionale në qendrat ballkanike, evropiane dhe amerikane, ku ka paraqitur punime dhe kumtesa.
Muharrem Cërabregu ka botuar më shumë se 90 studime dhe artikuj, si dhe disa tekste universitare dhe botime të veçanta nga fusha e hartografisë dhe gjeografisë shoqërore.
Momentalisht jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Publikimet e tij më të rëndësishme janë:
Redakto- Kosova në hartat e vjetra – kontribut në gjeografinë historike të Kosovës (1977)
- Hartografia (1978)
- Aerokozmofotointerpretimi (1983)
- Gjeo dhe hartolinguistika (1990)
- Historical Geography of Albania-Kosova-Çamëria (1997)
- Distortinism in Historiography (1996), etj.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ "Shkencëtar me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare". Marrë më 17 Janar 2025.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)