Mulla Abdurrahman Devaja
Mulla Abdurrahman Devaja (1853-1938) rrjedh nga një familje e madhe tregëtarësh dhe e pasur në regjionin e Anamoravës. Abdurrahmani apo Rrahmani siç e quanin familjarët u lind në fshatin Devaja të komunës së Vitisë në vitin 1853. Mësimet e para i mori nga hoxha i fshatit. Më pas e studioi në Stamboll të Turqisë ku kreu medresën e mesme. Mulla Abdurrahimi shërbeu për një kohë në fshatin e tij të lindjes në Devajë. Edhe pse ishte hoxhë me profesion, mulla Abdurrahimi me aftësitë e tij edhe prej tregtari zhvilloi, ndihmoi dhe zgjëroi pasurinë familjare me punë të vazhdueshme që në atë kohë importonin mall bashkë me vëllanë e vetë nga Shkupi e Selaniku.[1]