Mulla Nuredin (Halit) Gjinovci
Mulla Nuredin (Halit) Gjinovci, (1895 - 1954) ishte kryetar i Komunës së Therandës dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941). Në vitin 1943 u zgjodh kryetar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet i Therandës në Kuvendin e Shqipërisë (1943-1944). Mbas vitit 1944 ishte veprimtar i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH)-së dhe kryetar i Komitetit të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH)-së të Therandës. U arrestua më 1947 dhe u dënua më 7 vjet burgim. Ndërroi jetë në burgun e Nishit (1954) 6 muaj para afatit të lirimit.