Mulliri i fshatit Mulliq

monument kulture në Kosovë

Mulliri i fshatit Mulliq është një monument i trashëgimisë kulturore në Mulliq, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Mulliri i fshatit Mulliq
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMulliq, Gjakovë, Kosovë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës1436

Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën origjinale të tij, ky mulli edhe sot njihet për kualitetin e bluarjes, por me kapacitet më të vogël. Sistemi i lëvizjes së gurit bëhet me rrjedhjen e ujit, i cili lëviz nën konstruksionin e dyshemesë së mullirit. Dyshemeja është konstruksion trarësh druri, siç kemi edhe një skelet shtyllash druri në konstruksionin e mureve, të cilat pastaj vishen me dërrasa. Kulmi është i mbuluar me tjegulla të rrafshëta. Uji që e vë në lëvizje gurin e mullirit është i intensitetit të vogël, sidomos gjatë sezonit veror.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Mulliri i fshatit Mulliq (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 12 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto