Mumin Kastrati
Mumin Kastrati nga Hogoshti, djalë i Salih Fejzë Kastrati-t, i takon plejadës së parë të misionarëve të Arsimit Shqip në fshatin Hogosht, kreu edhe Fakultetin por për shkaqe të regjimit fashisto-komunist dhe bindjeve të tij atdhetare kaloi jetën duke u perballë me punë të rënda jasht profesionit të tij.
Si pasojë e bindjeve politike u denua nga sistemi mëse i ndytë komunisto-fashist jugosllav me 8-të vite burgim.
Përndjekjet, keqtrajtimet dhe burgosjet e mësimdhënësve shqiptarë nga UDB-a në vitet 1945-1952 ishin në shifra shumë të mëdha në tërë Kosovën të cilat vazhduan edhe pas vitit 1952 e deri me rrëzimin e sistemit famëkeq komunist. UDB-a këtë veprimtari antishqiptare e kryente padyshim, në koordinim me strukturat më të larta partiake e shtetërore të regjimit komunist duke pasur në mesin e saj edhe shumë bashkëpunëtorë shqiptarë.
Shumica nga këta mësues u larguan nga procesi edukativo-arsimor por disa prej tyre kanë përfunduar nëpër burgje të regjimit komunisto-fashist të dërmuar edhe për vdekje :
- Adem Kastrati
- Ahmet Avdyl Avdimetaj
- Babush Tali
- Bajram Spahiu
- Faik Jakupi
- Gani Gashi
- Hajdin Hasani
- Ilaz Jasharaj
- Jahi Sylejmani
- Hamit Hasani
- Mumin S.Kastrati
- Metush Krasniqi
- Murat Nezir Shkodra
- Ndue Nekaj
- Skënder M.Kastrati
- Tahir Aliçku