Salih Fejzë Kastrati

Redakto

Lindi në fshatin Hogosht në vitin 1892.

Në fund të vitit 1915 internohet në Varna të Bullgarisë.

Pas kthimit të tij nga Bullgaria filloj të merret me politikë. Ishte tregtar e bujk me profesion, analfabet poliglot, përveç gjuhës shqipe fliste turqishten dhe gjuhët sllave.

Me 1922 ishte këshilltar ndërsa me 1924 e zgjedhin kryetar të Komunës së Hogoshtit dhe në këtë post qëndroj deri në vitin 1936 (me një ndërprerje nga viti 1929-1931).

Gjatë mandatit si kryetar me parinë e Anamoravës mori pjese në pritje që iu ba në Gjilan me 1927 mbretit Aleksander Karagjorgjeviq, në at takim ishin shtruar kërkesat sociale e politike tejet të guximshme për shqipëtarët, pas kërkesave të tyre mbreti Aleksander i zemëruar u thotë te pranishmëve : "Nëse doni shqiptari, shkoni në Shqipëri, e në Daqi Fe, shkoni në Turqi dhe me humbni nga sytë sa më parë !".

 

  • (Për me shume hollësi kliko mbi foto)

Po të njëjtin vit me 1927 pas këtij incidenti me sugjerimin e Toma Popoviqit, për ta përmirësuar përshtypjen, mbreti e thërret parinë e Gjilanit në Beograd ku ndër shumë të tjerë ishte prezent edhe Salih Fejzë Kastrati (Libri "Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombtare" 1941-1951, fq. 170).

Ishte anëtar i organizatës politike kombëtare "Xhemiet"(bashkimi) të Ferat bej Dragës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ilaz H. Agushit si dhe kishte lidhje e kontakte edhe me Hasan Prishtinën përmes Aqif Tetoves.

28 qershor dhe 26 korrik1944 morri pjesë në Betejën e Kikës.

Konaku i Salih Fejzës gjatë luftës në rajon ishte shndërruar në Ambulancë ku ishin shëruar të plagosurit ndërsa shërbimet i kryente Dr. Avram Keckaravski te cilin e kishin nxënë rob gjatë luftimeve.

Pas vrasjes së patriotit e luftëtarit Muharrem S. Fejza më 2 maj 1945, familja e Salih Fejzës vihet n¨s shënjestër nga UDB-a për ta shpallur "kollak" edhe e ngarkojnë me tatime dhe teprica të drithit etj.

Veprimtaria e Salih Fejzëz vërehet edhe me rastin e reformave agrare dhe vendosjes së kolonëve serb e malazez në rrethinën e Hogoshtit, si rezultat i veprimtarisë se tij dhe parisë së fshatit në Hogosht nuk pranuan asnjë familje serbe.

Ne vitet 1955 - 1965 gjatë grumbullimit të armëve si aksion famëkeq, kishte pas maltretime bashkë me të birin Sabitin, si rrjedhoj e aksionit famëkeq, pasojnë përgatitjet për shpërngulje në Turqi, por pas konsultimeve te tij me bashkëfshatarët dhe parinë e fshatit, ndaloj shpërnguljen dhe si dëshmi nga fshati më i madh siç ishte Hogoshti për në Turqi u largua vetëm 1 familje.

Familja Kastrati pandërprerë ishte në shënjestër të armiqve dhe okupatorëve me çrast edhe të gjithë djemtë e Salih Fejzës u burgosën dhe keqtrajtuan, Muharrem Fejza ishte nënprefekt në Kaçanik, nëpunës në Zhur e Kamenicë dhe luftëtar i denjë i çetave vullnetare në mbrojtje të Kufirit të Kosovës Lindore, anëtar i NDSh-së, Rexhep e Mumin Kastrati të dënuar për organizim e bashkimit kombtar, Sabiti i dënuar dhe "therë në sy" për sllavët dhe regjimin e ndytë komunist, Qemajli i burgosur politik, pjesëmarrës në UÇK bashkë me vajzën Shyhreten "Gzimen", u kërkua për pushkatim, iu djeg shtëpia nga hordhitë çetnike, Ismail Kastrati ishte themelues i Odës Ekonomike të Kosovës, i dënuar me 1 vit burg, ndihmoj me prezencën e tij UÇK-në ne forma te ndryshme, Skenderi me djalin Luanin e ndihmoj dhe ishte pjesëmarrës ne UÇK, nipat e Salih Fejzës : Isa Kastrati (dëshmori i Kombit) luftëtar i UÇK-së, i dënuar me mbi një dekadë burg, Abdullah Kastrati i cili plot 4 ditë ruajti Flamurin që për herë të parë e ngriti në Kamenicë me 15 tetor 1968, Salih Qemajl Kastrati i dënuar me 13 vite burgim në shërbim ushtarak etj.

Vdes ne vitin 1977 në fshatin e lindjes duke lënë pas vetes djemtë, nipat dhe mbesat të cilët ishin gjithmonë në shërbim të kombit.

Burimi i të dhënave

Redakto